Home / Sport / Barcelona këmbëngul për Tiago Silvën

Barcelona këmbëngul për Tiago Silvën

Barcelona ia ka vënë syrin mbrojtësit të Milanit, Tiago Silva
Kampionët e Europës duan të përforcohen pasi pritet largimi i kapitenit Pujol.

Rripat kanë nisur të shtrëngohen dhe paratë nuk mund të fluturojnë më si dikur, por edhe raportet në fushë duhet të ruhen dhe kampionët e Spanjës dhe të Europës nuk duan të mbeten prapa të tjerëve, përkundrazi.

Ndaj edhe Barcelona i ka vënë vetes synim të marrë mbrojtësin e Milanit, Tiago Silva, duke marrë parasysh se kapiteni Pujol mund të largohet në fund të këtij sezoni. Nuk do të jetë një “sulm” i lehtë, jo vetëm sepse “kasaforta” katalanase nuk është plot, por edhe sepse italianët nuk do të duan të humbasin një lojtar kaq të talentuar dhe kaq të ri.

Media italiane shkruan se 30 milionë euro mund të jetë një çmim i mirë për Milanin, ndërsa katalanasit duan të gjejnë ndonjë formulë që të paguajnë me këste. Gjithsesi, nëse nuk do të jetë e mundur të merret braziliani, alternativat nuk mungojnë dhe janë Andrade i Lanusit në Argjentinë, Zhordi Alba i Valencias dhe Damiao i Internasionalit në Brazil.

Barcelona do të përqëndrojë të gjitha forcat verën e ardhshme për një blerje të vetme, pra atë të një mbrojtësi të qendrës, ashtu siç bëri këtë sezon kur u përqëndruar vetëm tek blerjet e Fabregasit dhe Aleksis Sançezit, ndërsa Milani është i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë e lehtë të mbahet Tiago Silva në rast të një oferte të mirë, pasi për brazilianin tundimi do të ishte i madh për të shkuar në skuadrën që cilësohet si më e mira e botës, madje në të gjitha kohërat.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *