Home / Sport / Barcelona rinis spektaklin

Barcelona rinis spektaklin

Barcelona rikthehet tek fitorja me goleadë në kampionatin spanjoll.

Viktima e skuadrës katalanase këtë herë u bë Mallorca, ndaj së cilës ekipi blaugrana fitoi me rezultatin 5-0 falë edhe Messit që u rikthye të shënojë pas tre takimesh.

Barcelona vendos diktatin e saj menjëherë. Kaluan trembëdhjetë minutra dhe katalanasit fituan një 11-metërsh pas një prekjeje të topit me dorë nga mbrojtësi i Mallorca. Leo Messi mori përsipër goditjen dhe nuk gaboi.

Pas këtij goli gjërat u lehtësuan akoma më shumë për Barcelonën që në minutën e 21 shënoi edhe golin e dytë, përsëri me Messin. Por, katalanasit nuk u mjaftuan me kaq. Në minutën e 30 u shënua edhe goli i tretë me të njëjtin autor.

Argjentinasi ngjitet me këtë tripletë në kuotën e 13 golave personalë në Ligën BBVA.

Me fillimin e pjesës së dytë, Barcelona shënon golin e katërt me anë të 20-vjeçarit Cuenca. Goleada u mbyll me një gol spektakolar të Dani Alves.

Real Madrid ka mundur Real Sociedad me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertë. Goli i shpejtë i Higuain, që në minutën e 9, id ha trepikëshin madrilenëve duke i ngjitur ata përkohësisht në vendin e parë të renditjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *