Home / Lajme / Maqedoni / BDI e PDSH për deklratën e ambasadorit Çejku dhe vizitës së kryeministrit shqiptar Berisha

BDI e PDSH për deklratën e ambasadorit Çejku dhe vizitës së kryeministrit shqiptar Berisha

6 tetor-PDSH gjithashtu vlerëson se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha duhet ta anulojë vizitën e paralajmëruar në Republikën e Maqedonisë për shkak të pushtetit aktual.

Grupi i deputetëve të PDSH e dënon aktin e thirrjes së ambasadorit të Shqipërisë në vend Arben Çejku në Ministrinë e Punëve të Jashtme për shkak të deklaratës së tij për “Gazetën Shqiptare” se “tekstet shkollore të maqedonishtes në lëndën e historisë janë nostalgjike pas erës së liderit jugosllav Josip Broz Tito dhe se i poshtërojnë shqiptarët”.

Nga PDSH-ja thonë se ata megjithatë në tërësi nuk pajtohen me deklaratën e ambasadorit.

PDSH gjithashtu vlerëson se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha duhet ta anulojë vizitën e paralajmëruar në Republikën e Maqedonisë për shkak të pushtetit aktual.

Koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Talat Xhaferi, thotë se kryeministrit shqiptar Berisha nuk i duhen sufler që ai ta dijë se çka duhet të ndërmarrë më tej.

“Kryeministrit Berisha nuk i duhet sufler, të paktën nga grupet parlamentare në Kuvend për arsye se ai qartë e di se çka duhet të ndërmarrë më tej”, tha Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *