Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja reagon ndaj akuzave të RDK-së për gjuhën shqipe

BDI-ja reagon ndaj akuzave të RDK-së për gjuhën shqipe

Tetovë, 27 tetor 2011 (MIA) – Përkujtojmë RDK-në si subjekt i vogël dhe i ri politik, por me fytyra të “vjetra politike”, që mos ta bëjë praktikë politike të saj që në fillim manipulimin e opinionit për arritjen e përfitimeve të vogla politike dhe Ju bëjmë me dije se lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe të drejtave të tjera të shqiptarëve në Maqedoni “dy fytyra” ka vetëm para dhe pas vitit 2001, respetivisht para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit, reagon BDI-ja ndaj akuzave të RDK-së për “paqartësitë rreth pozitës së gjuhës shqipe në Maqedoni”.

Përkujtojmë RDK-në si subjekt i vogël dhe i ri politik, por me fytyra të “vjetra politike”, që mos ta bëjë praktikë politike të saj që në fillim manipulimin e opinionit për arritjen e përfitimeve të vogla politike dhe Ju bëjmë me dije se lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe të drejtave të tjera të shqiptarëve në Maqedoni “dy fytyra” ka vetëm para dhe pas vitit 2001, respetivisht para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit, reagon BDI-ja ndaj akuzave të RDK-së për “paqartësitë rreth pozitës së gjuhës shqipe në Maqedoni”.

“Të nderuar, ajo që është ‘çështje e mbyllur’ lidhur me çështjen e gjuhës shqipe është zyrtarizimi i saj dhe kjo përfundoi me amandamentet kushtetuese dhe ndryshimet ligjore. Ajo që mbetet e hapur si çështje, dhe që është e qartë për opinionin, por jo për RDK-në, është avancimi i mëtutjeshëm i gjuhës shqipe në mënyrë ligjore dhe institucionale e kjo së fundi ndodhi më ndryshimet ligjore të para disa muajve, prej kur edhe përfaqësuesit shqiptarë në qeveri filluan të komunikojnë në institucionin më të lartë legjislativ – Parlamentin e Maqedonisë në gjuhën shqipe”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Që ta keni edhe më të qartë, thuhet më tej, avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe për në mbetet çështje e hapur se këtë e kemi një prej qëllimeve tona prioritare.

Paraprakisht, RDK-ja e Rufi Osmanit e ka akuzuar BDI-në, për paqartësi rreth pozitës së gjuhës shqipe në Maqedoni.

RDK-ja akuzat e saj për, siç thuhet, “dyfytyrësi”’ të BDI-së i bazoi në një deklaratë të zëdhënësit të partisë në pushtet se gjuha shqipe “ende mbetet çështje e hapur”, e cila kërkon trajtim të vazhdueshëm

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *