Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja vitin e kalaur ka investuar 1,1 miliardë euro në aktivitete humanitare

BE-ja vitin e kalaur ka investuar 1,1 miliardë euro në aktivitete humanitare

18 tetor-Mes temave të cilat do të shqyrtohen do të jenë edhe caktimi i ndihmës në zona të prekura nga konflikte, numri i rritur i sulmeve mbi punonjësit humanitar, llojet e katastrofave dhe mënyrat e reja për përgjigje, koordinim mes numrit të rritur të organizatave humanitare dhe sfidave të ardhshme në furnizimin me ushqim

Bashkimi Evropian në vitin 2010 siguroi ndihmë të 151 milionë njerëzve në botë, mbijetesa e të cilëve ka qenë e rrezikuar, kumtohet në raportin zyrtar të Bashkimit Evropian.

Për aktivitete humanitare vitin e kaluar qytetarët evropianë kanë siguruar 1,1 miliardë euro, theksohet në dokumentin. Komisioni thekson se punon me mbi 200 organizata humanitare të konfirmuara në botë, përmes të cilave e siguron ndihmën e vet të principeve të mospërzierjes dhe neutralitetit.

Partnerë kryesorë janë Kombet e Bashkuara, si dhe organizatat joqeveritare dhe agjencitë nga vendet e BE-së. Rastet në të cilat ofrohet ndihma përfshijnë katastrofa, të shkaktuara nga natyra ose veprime si rezultat i reagimeve njerëzore.

Në raportin detajor theksohet se nga shuma gjithsej e mjeteve të siguruara, gjysma kanë qenë për organizata joqeveritare, 39 për qind për agjenci të KB-së, ndërsa 11 për qind për organizata ndërkombëtare. Ata që dëshirojnë të punojnë me BE-në në sferën e aktiviteteve humanitare, dorëzojnë projekte, të cilat duhet t’i përgjigjen rregullativës së rreptë dhe të jenë subjekt i mbikqyrjes në zbtaimin e caqeve të vendosura. KE-ja ka të drejtë sipas rezultateve vjetore nga zbulimi i projekteve t’i ngrijë, ndërprejë ose vazhdojë.

Partneriteti i BE-së me organizatat humaniatare është tema e konferencës dyditore të filluara sot në Bruksel, në të cilën do të marrin pjesë mbi 350 nga ekspertët më të mirë në botë nga kjo sferë.

Mes temave të cilat do të shqyrtohen do të jenë edhe caktimi i ndihmës në zona të prekura nga konflikte, numri i rritur i sulmeve mbi punonjësit humanitar, llojet e katastrofave dhe mënyrat e reja për përgjigje, koordinim mes numrit të rritur të organizatave humanitare dhe sfidave të ardhshme në furnizimin me ushqim

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *