Home / Lajme / Maqedoni / Bejta në mision pajtues në Tetovë

Bejta në mision pajtues në Tetovë

2 tetor- “Unë shumë shpejt do të vizitojë Komunën e Tetovës dhe do të njoftohem direkt nga kryetari i Komunës për problemet që ka me këshillin komunal të Tetovës, por edhe këshilltarët kanë të drejtën e tyre ligjore në përputhshmëri me ligjin dhe demokracinë”, tha Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal. Ministri Bejta ka kërkuar nga këshilltarët që të kthehen në seancat e këshillit, sepse bojkoti nuk shkon në të mirë të qytetarëve por përkundrazi në dëm të tyre.

Këshilltarët e PDSH-së në Komunën e Tetovës thonë se bojkoti do të vazhdojë deri në gjetjen e një marrëveshje. Pas kësaj situatë, ministri i Pushtetit Vendor Nevzat Bejta ka marrë iniciativën për takime me kreun e komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Bejta deklaroi se këshilltarët kanë të drejtën e tyre ligjore por bojkoti nuk është zgjidhje. “Unë shumë shpejt do të vizitojë Komunën e Tetovës dhe do të njoftohem direkt nga kryetari i Komunës për problemet që ka me këshillin komunal të Tetovës, por edhe këshilltarët kanë të drejtën e tyre ligjore në përputhshmëri me ligjin dhe demokracinë”, tha Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal. Ministri Bejta ka kërkuar nga këshilltarët që të kthehen në seancat e këshillit, sepse bojkoti nuk shkon në të mirë të qytetarëve por përkundrazi në dëm të tyre. “Ne pasi të vizitojmë Komunën e Tetovës dhe të bisedojmë me kryetarin dhe këshilltarët do insistojmë që t’i bindim këshilltarët që bojkotojnë që të marrin pjesë në seancat e rregullta të këshillit, shkaku se bojkoti nuk shkon në interes të qytetarëve të Tetovës” , tha Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal. Bojkoti i këshilltarëve të PDSH-së erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve me kolegët e tyre të BDI-së dy javë më pare, nën pretekstin se kreu i këshillit të Komunës së Tetovës bënte obstruksione për projektet urbanistike që paraqiten nga këshilltarët e PDSH-së. Për situatën në Komunë, ministri Bejtja pritet të realizojë takime, si me kreun e komunës së Tetovës, ashtu edhe me atë të Gostivarit.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *