Home / Lajme / Maqedoni / Bela kërkon dorëheqjen e Menduh Thaçit

Bela kërkon dorëheqjen e Menduh Thaçit

10 tetor-Ndërkaq Luan Tresi nga Partia Demokratike Shqiptare tha se Bela një kohë të gjatë është përjashtuar nga partia për shkak se qëndrimet të tija nuk janë në përputhje me statusin dhe programin e PDSH-së. “Nuk flitet këtu për iniciativë apo për ndonjë grup por për një individë”, tha Tresi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Valon Bela sot në një konferencë shtypi ka kërkuar dorëheqje të parevokueshme të Menduh Thaçit nga funksioni kryetar i partisë, për shkak se siç tha ai, Thaçi po zhvillon një poltik të centralizuar, që i ndëshkon ata që nuk mendojnë njëjtë.

Bela u shpreh se paraqitja e degës së Shkupit është e koordinuar me disa komitete komunale, por se tash për tash nuk mundet t’i përmend.

Ndërkaq Luan Tresi nga Partia Demokratike Shqiptare tha se Bela një kohë të gjatë është përjashtuar nga partia për shkak se qëndrimet të tija nuk janë në përputhje me statusin dhe programin e PDSH-së. “Nuk flitet këtu për iniciativë apo për ndonjë grup por për një individë”, tha Tresi.

Bela në postin e nënkryetarit të PDSH-së erdhi pas bashkëngjitjes së subjektit që formoi Lidhja Shqiptare, ndërsa paraprakisht drejtonte Lëvizjen “Realiteti”.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *