Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat dhe dizeli shtrenjtohen për një denar

Benzinat dhe dizeli shtrenjtohen për një denar

25 tetor-Çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 78,00 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 79,50 denarë, Eurodizeli 68,50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 57,50 denarë.

Çmimet me pakicë të benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë në seancën e sotme.

Çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 78,00 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 79,50 denarë, Eurodizeli 68,50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 57,50 denarë.

Shtrenjtohet edhe çmimi me pakicë edhe i mazutit M-1 NS i cili do të jetë 42,35 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe ishte 111,28 dollarë për barel dhe është për 5,05 për qind më i lartë nga çmimi mesatar i anftës së papërpunuar (105,926 $/barel) sipas të cilës u formuan çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin gjatë 14 ditëve të kaluara ishte 44,6676 denarë dhe është për 2,26 për qind më i ulët nga kursi i dollarit (45,6991 den/$) sipas të cilit u formuan çmimet

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *