Home / Lajme / Maqedoni / Bergant: Reformat të vazhdojnë, negociatat me BE-në të fillojnë

Bergant: Reformat të vazhdojnë, negociatat me BE-në të fillojnë

30 tetor”Mendoj se kjo pozitivisht do të ndikonte në procesin e reformave në Maqedoni dhe gjithashtu do të ishte më i madh presioni rreth asaj se emri duhet të zgjidhet sepse BE-ja tani ka ide të reja, që shtetet, që kur do të fillonin me negociatat parainkuadruese t’i hapin kapitujt 23 dhe 24, përkatësisht legjislaturën dhe të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, kapituj të cilët në të vërtetë janë më të vështirë”, thotë Bergant.

Ka shtete, jo vetëm Sllovenia, të cilat mendojnë për atë që Maqedonia nga njëra anë t’i fillojë negociatat me BE-në, ndërsa nga ana tjetër kontesti me emrin të zgjidhet. Ne nuk shohim kurfarë problemi prëse Maqedonia nuk mund t’i fillojë më herët negociatat dhe ndoshta në fund do të jetë njëjtë siç ishte edhe për NATO-n, përderisa nuk zgjidhet kontesti të mos marrë ftesë për anëtarësim, deklaroi ambasadori slloven në Shkup, Alen Bergant në intervistën për radion Evropa e Lirë.

“Mendoj se kjo pozitivisht do të ndikonte në procesin e reformave në Maqedoni dhe gjithashtu do të ishte më i madh presioni rreth asaj se emri duhet të zgjidhet sepse BE-ja tani ka ide të reja, që shtetet, që kur do të fillonin me negociatat parainkuadruese t’i hapin kapitujt 23 dhe 24, përkatësisht legjislaturën dhe të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, kapituj të cilët në të vërtetë janë më të vështirë”, thotë Bergant.

Raporti i Komisionit evropian, thekson ambasadori slloven, është real dhe i cek sferat në të cilat Maqedonia me të vërtetë nuk ka bërë as përparim të madh, ndërsa sigurisht vërejtja kryesore ishte liria e të shprehurit, do të thotë mediumet.

Por, thotë ai, tashmë shohim se ishte formuar në grup i posaçëm punes me të cilin kryeson zëvendëskryeministrja Teuta Arifi dhe tashmë janë bërë disa tryeza të rrumbullakëta, do të thotë se ka përparim edhe në atë plan. Por, BE-ja dhe organizatat e tjera si OSBE-ja do ta ndjekin atë, sepse ajo ishte një vërejtje, ndërsa fushat e tjera në të cilat akoma duhet të punohet janë edhe korrupsioni, administrata publike, jurisprudenca.

Punna e qeverisë është t’i vazhdojë reformat, sepse reformat nuk i bëni për Brukselin, por për vete, konsideron ambasadori. “Domethënë kjo tempo e reformave duhet të vazhdojë, ndëkaq ndërkohë unë jam i bindur se do të gjendet zgjidhje për emrin, sepse kjo është e paddurueshme duke pasur parasysh atë se sa po zgjat ky kontest, dhe të gjendet ndonjë formulë tjetër në mënyrë që Maqedonia të fillojë me negociatat. Do të thotë, do të ishte mirë të gjendet ndonjë formulë cila nuk do të ishte as në dëm të Athinës,e as të Shkupit, në mlënyrë që paralelisht të zgjidhet çështja e emrit, kurse Maqedonia të fillojë me negociatat”, deklaroi ambasadori Alen bergant për radion Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *