Home / Sport / Besoj fuqishëm në forcën e ekipit

Besoj fuqishëm në forcën e ekipit

‘Jam i kënaqur me takimin e parë dhe përshtypjet e mija janë pozitive. Egziston një klimë pozitive mes stafit teknik, futbollistëve dhe kryesisë dhe kjo më bën të besoj për suksese në kampionat. Puna e parë që duhet të bëjmë si staf teknik është në ngrejmë atmosferën në skuadër, të risim koncentrimin në stëvitje dhe lojë dhe të jemi më të përgatitur psiqikisht. Ky segment i fundit, pra përgatitja psiqike është shumë i rëndësishëm para sfidës me Teteksin, ku shpresoj të kalojmë mirë dhe të nisim me fitore‘, tha mes tjerash trajneri i ri i Shkëndijës, Nexhat Shabani.

Pasi të dielën u emërua trajner i ri i Shkëndijës, tekniku shkupjan Nexhat Shabani të martën zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin e tij të ri. Përshtypjet e para të tij janë pozitive dhe Shabani beson në bashkëpunim të suksesshëm me ‘kuqezinjtë’ dhe përmbushje të ambicieve të drejtuesve të skuadrës tetovare. ‘Jam i kënaqur me takimin e parë dhe përshtypjet e mija janë pozitive. Egziston një klimë pozitive mes stafit teknik, futbollistëve dhe kryesisë dhe kjo më bën të besoj për suksese në kampionat. Normal jam i vetëdishëm se çdo fillim është i vështirë dhe unë jam i gatshëm për këtë gjë. Pozitive është se 90 % të futbollistëve i njoh dhe puna e parë që duhet të bëjmë si staf teknik është në ngrejmë atmosferën në skuadër, të risim koncentrimin në stëvitje dhe lojë dhe të jemi më të përgatitur psiqikisht. Ky segment i fundit, pra përgatitja psiqike është shumë i rëndësishëm para sfidës me Teteksin, ku shpresoj të kalojmë mirë dhe të nisim me fitore‘, sqaroi impresionet e para në punën e re, trajneri Nexhat Shabani. Për trajnerin nga Shkupi është shumë e rëndësishme që Shkëndija të funksionojë si skuadër, pasi në këtë mënyrë më së miri mund të nxjerë në pah gjithë kualitetin e padiskutueshëm që e posedon. ‘ Normal futbollistët e kanë dëshmu se kanë cilësi të lartë dhe ata vitin e kaluar fituan titullin e kampionit. Gjithçka është në dorë të tyre. Trajneri është segment i rëndësishëm në skuadër, mirëpo futbollistët janë ata që dalin në fushë dhe fitojnë ose humbin ndeshjen. Mendoj se duhet të punojmë së bashku për një sukses të përbashkët. Këtu nuk është në pyetje trajneri, futbollistët apo kryesia. Këtu jemi për suksesin e Shkëndijës dhe të gjithë duhet të angazhohemi maksimalisht për të marë këtë’, shtoi Shabani. Është interesant fakti se Nexhat Shabani ndoshta për ironi të fatit, është personi që mer pankinën e skuadrave tetovare, pasi këto fitojnë titullin e kampionit. Vitin e kaluar pasi Renova ishte kampione, Shabani zëvendësoi Kostovin, ndërsa këtë vit pas dorëheqjes së Qatip Osmanit, pankina i besohet Nexhat Shabanit. ‘Nuk është e lehtë që kam fatin të ulem në pankinë ku skuadra paraprakisht fiton titullin. Ky është rreziku i një trajneri, për të punuar një një mjedis ku paraprakisht kanë prekur majen. Në raste të këtilla rreziku është i madh edhe për trjanerë të njohur në botë, ndërsa e njëjta është edhe këtu. S’kemi zgjidhje të madhe edhe ne trajnerët shqiptar dhe patjetër të orientohemi te klubet tona.Mirëpo nëse nuk rrezikon, asnjëherë nuk mund të kesh sukses dhe unë besoj në veten time. Situata është kjo që është dhe ne duhet të koncentrohemi dhe të shikojmë para. Unë falemenderoj kryesinë e Shkëndijës për këtë mundësi që më dhanë, për të drejtuar Shkëndijën dhe besoj se nuk do të zhgënjehemi. Përkundrazi besoj fuqishëm në potencialin e ekipit dhe nëse futbollistët me profesionalizëm dhe përkushtim do të plotësojnë kërkesat e stafit teknik, s’kam dyshimin se Shkëndija do të rradhisë fitore dhe suksese’, përfundoi Shabani. Trajneri i ri i kampionëve ka në dispozicion vetëm edhe disa ditë për të punuar me ekipin, para debutimit që do ta ketë të shtunën në derbin e madh tetovar ku do të përballen Teteksi dhe Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *