Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti: Në Idrizovë nuk ka grevë

Bexheti: Në Idrizovë nuk ka grevë

Shkup, 27 tetor 2011 – Në burgun e Idrizovës nuk ka grevë, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, duke i komentuar informacionet në disa media për ndodhitë në atë institut ndëshkues-përmirësues.

Në burgun e Idrizovës nuk ka grevë, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, duke i komentuar informacionet në disa media për ndodhitë në atë institut ndëshkues-përmirësues.

Ai konsideron se është normale në kushte të vendosjes së rendit më të madh dhe rregullave të ketë përpjekje për grevë nga persona të cilët nuk janë mësuar me një gjë të tillë.

“Informatat e mia nuk thonë se ka grevë në Idrizovë. Nëse drejtori i burgut Idrizovë, në bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë për kryerje të sanksioneve, gjithnjë e më shumë dëshirojnë rend dhe rregulla, normal është që ata deri dje nuk i kanë rrespektuar rastet e tilla që të përpiqen të grevojnë. Nuk ka grevë”, tha Bexheti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimti të librave “Dokumenet ndërkombëtare për gjyqësi të pavarur dhe cilësore”.

I pyetur nëse ka mundësi që përsësi të hapen rastet për lëndët e Hagës, ministri dikasterial tha se nuk dëshiron të përgjigjet në çështje hipotetike.

Duke e komentuar zbatimin e Ligjit për konfiskim, Bexheti theksoi se Ministria e Drejtësisë e përcjell zbatimin e ligjeve dhe vepron në përputhje me informatat e institucioneve kompetente, Kuptohet se më vëmendje ndiqet edhe kjo zgjidhje ligjore, theksoi Bexheti

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *