Home / Lajme / Botë / Bota për pesë ditë do të ketë 7 miliardë banorë

Bota për pesë ditë do të ketë 7 miliardë banorë

26 tetor-“Por, nuk kanë pasur të gjithë përfitim nga ngritja e cilësisë së jetesës. Ekzistojnë disparitete të mëdha si mes vendeve, ashtu edhe brenda në vetë shtetet. Disparitete në të drejtat dhe mundësitë gjithashtu ekzistojnë edhe mes burrave dhe grave, vajzave dhe djemve. Tani më me rëndësi se kurdoherë është që të projektohet rrugë drejt zhvillimit, e cila në vend që t’i rrisë dhe përforcon pabarazitë, do të promovojë barazi. Numri prej 7 miliardëve është sfidë, mundësi dhe thirrje që të veprohet”, thekson Osotimehin.

Popullata botërore për pesë ditë do ta tejkalojë numrin prej 7 miliardëve, publikoi sot Fondi për popullatë i KB-së (UNFPA).

“Me planifikim dhe me investime të vërteta në njerëzit tani (që do t’ua mundësojë të sjellin vendime të cilat janë të mira jo vetëm për ta,por edhe për bashkëqytetarët e tyre gjithkund në Rruzullin tokësor), bota jonë prej 7 miliardë mund të ketë qytete me prosperitet dhe të mirëmbajtura, fuqi pune produktive që i lëviz ekonomitë dhe popullatë të re që kontribuon drejt mirëqenies së shoqërive të tyre”, thotë drejtori ekzekutiv i UNFPA-së, Babatunde Osotimehin në parafjalën e raportit “Gjendja e popullatës botërore 2011”, që ishte i publikuar sot në 100 qytete nëpër botë.

Në dokumentin qëndron se numri rekord i popullatës në shumë mënyra mund të konsiderohet për sukses të njerëzimit, pasi që kjo do të thotë se njerëzit jetojnë më gjatë, ndërsa shumica e fëmijëve në botë mbijetojnë.

“Por, nuk kanë pasur të gjithë përfitim nga ngritja e cilësisë së jetesës. Ekzistojnë disparitete të mëdha si mes vendeve, ashtu edhe brenda në vetë shtetet. Disparitete në të drejtat dhe mundësitë gjithashtu ekzistojnë edhe mes burrave dhe grave, vajzave dhe djemve. Tani më me rëndësi se kurdoherë është që të projektohet rrugë drejt zhvillimit, e cila në vend që t’i rrisë dhe përforcon pabarazitë, do të promovojë barazi. Numri prej 7 miliardëve është sfidë, mundësi dhe thirrje që të veprohet”, thekson Osotimehin.

Sipas raportit, prej 7 miliardëve që jetojnë në botë, 1,8 miliardë janë persona të rinj, të moshës prej 10 deri 24-vjeçarë.

“Por, puna jonë është larg përfundimit. Merreni parasysh faktin se në vendet në zhvillim ka 125 milionë gra të moshës në të cilën munden të lindin, e të cilat nuk kanë qasje deri te planifikimi i familjes. Në vendet në zhvillim ka miliona vajza dhe djemë të rinj të cilët në dispozicion kanë tepër pak arsim seksual dhe informata për atë se si ta parandalojnë shtatzani ose të mbrohen nga HIV. Në pjesë të botës ku statusi i grave është i ulët, mbijetimi i të sapolindurve dhe fëmijëve gjithashtu është i uët. Duhet patjetër t’i mënjanojmë pengesat ekonomike, ligjore dhe sociale që t’i barazojmë gratë dhe burrat, si dhe djemtë dhe vajzat në të gjitha sferat e jetës”, thuhet në raportin.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *