Home / Lajme / Maqedoni / Botohet libri ‘Gruaja te Migjeni dhe Floberi’ i autores Zejnepe Alili-Rexhepi

Botohet libri ‘Gruaja te Migjeni dhe Floberi’ i autores Zejnepe Alili-Rexhepi

31 tetor-Zejnepe Alili – Rexhepi mendon që Migjeni i nxitur nga ndjeshmëria e tij humane thekson që në një realitet të tillë ku ndeshet e vjetra me të renë, tradita me civilizimin, uria me stërngopjen… këtë më së shumti e ndien gruaja. Rrënimi moral i gruas është pasojë e realitetit shoqëror, që gruan e shpie në çmenduri, aq sa e anatemon dhe frytin e saj, që nesër do të lind sa për ti mbushur rrugët.

Dr.Zejnepe Alili-Rexhepi, botoi librin “Gruaja te Migjeni dhe Floberi”.

Recensentja e librit, Prof. Dr. Mirlinda Krifca – Beqiri, vlerëson se vepra e autores Zejnepe Alili – Rexhepi, “Gruaja te Migjeni dhe Floberi” ka për qëllim të ndihmojë në studimin e një aspekti të veçantë të veprës së Migjenit dhe shkrimtarit freng Gustav Flober-it.

Sipas autores, siç thuhet në kumtesën e Shërbimit për informim të Universitetit Shtetëror të Tetovës, veprat e të dy shkrimtarëve që janë objekt studimi, japin një imazh të qartë për shoqërinë shqiptare, respektivisht shoqërinë evropiane të kohës, kryesisht një pamje reale mbi jetën.

Autorja përqendrohet në rrethanat letrare dhe joletrare që mbretërojnë në shoqërinë shqiptzaretë viteve ‘30-’40 të shekullit XX, kohë kur shfaqet vepra e Migjenit dhe lë mbresë të posaçme në zhvillimin e letërsisë shqipe të kësaj periudhe, e cila karakterizohet me një pluralizëm stilistik. Në këtë pjesë autorja ndalet tek disa momente të jetës, të cilat lanë gjurmë në formimin e Migjenit si personalitet dhe shkrimtar. Ajo, kryesisht sqaron për njohuritë e tij mbi letërsinë evropiane, veçmas atë ruse, frenaceze, angleze, si edhe me rrymat e reja filozofike evropiane, para së gjithash edhe me filozofinë e Niçes.

Në vazhdim autorja jep mendimin e saj që bindjet ateiste te Migjeni fillojnë të formohen kur më së paku pritet, në kohën kur ai ndjek mësimet në shkollën fetare të Manastirit, e më vonë të heq dorë edhe nga bursa për ndjekjen e studimeve në Oksford. Mbështetur në të dhënat e kohës dhe kushtet në të cilat u krijua vepra në poezi dhe prozë e Migjenit, tregojnë një opus letrar relativisht të vogël të autorit, që sjell përfundimin se Migjeni i përket atij grupi shkrimtarësh, të cilët shkruan pak, por thanë shumë.

Sado që censura u mundua ta ngulfas fjalën e lirë, megjithatë edhe në këto rrethana, sipas autores vepra e Migjenit, respektivisht poezia e mban dhimbjen e kohës dhe njëkohësisht reflekton portretin e një poeti vizionar, i cili ndikon që letërsia shqipe të ngrihet në një nivel më të lartë të pjekurisë artistike, si edhe të konsolidimit të saj të mëtutjeshëm.

Zejnepe Alili – Rexhepi mendon që Migjeni i nxitur nga ndjeshmëria e tij humane thekson që në një realitet të tillë ku ndeshet e vjetra me të renë, tradita me civilizimin, uria me stërngopjen… këtë më së shumti e ndien gruaja. Rrënimi moral i gruas është pasojë e realitetit shoqëror, që gruan e shpie në çmenduri, aq sa e anatemon dhe frytin e saj, që nesër do të lind sa për ti mbushur rrugët.

Në veprën e autores, gruaja është simbol i dhimbjes, në një shoqëri ku dinjiteti i saj nëpërkëmbet, në vazhdim autorja analizon një serë prozash të Migjenit, ku në qendër të vëmendjes është personazhi i gruas, ata janë prozë, thekson autorja përmes të cilave si në një fushë të hapur luhen skenat e jetës, të mbështjellur me vellon e patriarkalizmit. Migjeni përpiqet ti hap dyert e hekurta, ti thejë konceptet e vjetëruara, ti shpjegojë temat tabu.

Gruaja shqiptare në veprën e Migjenit del e nënshtruar, e përbuzur dhe pa dinjitet, njëjtë si në jetën reale. Portreti i saj nuk jepet me atributin e dashurisë a lumturisë së saj, por me rënien morale, shpirtërore dhe krizën mendore që e përjeton. Duke sjell një analogji midis shkrimtarit të madh freng dhe atij shqiptar, autorja e veprës thekson: Ata i karakterizon: talenti i rrallë i shkrimtarëve të vërtetë, tendenca për të renë, transparenca ideore, gërshetimi i tradicionales me novatorizmin, përkushtimi ndaj personazhit të gruas dhe para së gjithash guximi në mënyrën e vrojtimit të realitetit jetësor. E mbështetur në personazhin e gruas tek të dy shkrimtarët, të cilët janë edhe objekt analize, autorja vjen në përfundim, që sipas tyre, përmes personazhit të gruas, ato tregojnë që prania në këtë botë nuk është një ëndërr, as fanitej, por ato janë qenie që rojnë e vdesin duke iu përulur një ligjësie natyrore, apo vetë hipokrizisë njerëzore.

Në fund, përmes kreut Përjetësia e veprës artistike të Migjenit, autorja përqendrohet në elementet e ekspresionizmit në veprën e këtij shkrimtari dhe groteskun në figurën e gruas. Pavarësisht rrethanave në të cilat jeton, personazhi i gruas në veprën e shkrimtarit sërish ëndërron. Ëndrra e saj shpesh është e thjeshtë, madje e pazakonshme, ashtu siç në të vërtetë janë rrethanat ku ajo ëndërron. Përmes kësaj vepre, autorja ndalet në stilin e figuracionit, në veçanti në gjuhën me të cilën shërbehet Migjeni në veprën e tij poetike e prozaike.

Mbështetur në të gjitha këto argumente, në veprën Gruaja te Migjeni dhe Floberi, gjejmë qasje serioze të analizës së temës, që përmes metodës komparative, analizohet figura e gruas në veprat e të dy shkrimtarëve, të cilët i përkasin epokave të ndryshme, rrethanave dhe mentaliteteve të ndryshme, personazhe të cilat janë pasqyrimi i vetë jetës në njërën apo shoqërinë tjetër.

Prof. Dr. Avzi Mustafa, po ashtu recensent, për librin: “Gruaja te Migjeni dhe Floberi” thekson risinë që sjell këndvështrimin e qasjes gjatë analizës së veprës së Migjenit dhe shkrimtarit freng, Flober-it, meqenëse kryesisht përqendrohet në studimin dhe analizën e personazhit të gruas, fatit dhe ecejakeve të saj në jetë, të shikuara në aspektin e trysnive dhe shkeljes së dinjitetit të saj në familje dhe në shoqëri.

Në këtë studim, sipas autores, të dy shkrimtarët, si Migjeni ashtu dhe Floberi e proklamojnë idenë e lirimit të njeriut nga prangat e mentalitetit të vjetëruar dhe moralit të ngritur mbi kode të rrejshme e të pasigurta të së ardhmes.

Në raport me formësimin stilistik, i cili i përket veprës së Migjenit, autorja mbështetet në qëndrimet e më shumë studiuesve të veprës së këtij shkrimtari, nga të cilët ishte i emëruar si përfaqësues i soc-realizmit, të realizmit kritik ose atë që S. Fetiu e emëron realize sintetik, pikërisht për faktin se përpos elementeve të realizmit, të cilat mbizotërojnë në veprën e Migjenit, vërehet edhe prania e elementeve të rrymave tjera letrare.

Të shkrimtarët, njëri shqiptar dhe tjetri francez, detyrimisht u ballafaquan me një pritje jot ë këndshme gjatë botimit të veprave. Flober-it iu desht që ta mbrojë në gjyq romanin e tij Zonja Bovari, që gjykohej për rrënimin e moralit shoqëror, përderisa vepra e Migjenit censurohej, por pavarësisht kësaj të dy krijuan kryevepra të artit letrar.

Tek figura e gruas shqiptare shpaloset edhe morali i rrejshëm, që sipas mentalitetit të kohës është ë pak i dhimshëm se sa prishja e disa kodeve familjare të përcaktuara sipas Kanunit. Në këtë kohë shoqëria shqiptare akoma s e kishte sensin vetëkritik dhe vazhdonte të përligjet nga kulti i mashkullit, si: burrëria, heroizmi, besa, nderi…vyrtite këto të cilat janë fryer tejmase në logjikën tradiocionale dhe siç shprehet I. Kadare, ngjajnë …si ruaza të gjerdanit arkaik të saj.
Në veprën e autores, rrëfimet ravijëzohen asisoji duke e theksuar pozitën apo tëhuajësimin e gruas si qenie fatale të shoqërisë, ndonëse absurditeti i jetës së saj mbetet si një konflikt i brendshëm, ajo sërish del në disa pozicione: Gruaja me portret nëne; Gruaja ikonë e fesë dhe

Gruaja në spketrin e zakoneve prapanike. Në këtë vepër, autorja e prezanton Migjenin si shkrimtar, i cili u përpoq të ngrej problemin e gruas shqiptare të viteve ’30, botëkuptimet e familjes dhe shoqërisë, gjë që paraqet edhe domosdoshmërinë kryesore për të njohur ecejaket e jetës së gruas, si një parakusht logjik i gruas, e cila duhet të jetë nismëtare e ndryshimit shoqëror

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *