Home / Sport / Bundesliga, Bayern rigjen fitoren

Bundesliga, Bayern rigjen fitoren

Bayern Munchen rigjen shumë shpejt fitoren pas humbjes së javës së shkuar në Bundesligën gjermane.

Në Allianz Arena, skuadra bavareze shkatërroi Nurenbergun me rezultatin e thellë 4-0. Fatin e kësaj ndeshjeje Bayern e vendosi që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 3-0. Të besuarit e Heynckes nuk humbën kohë duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë të takimit me anë të Mario Gomez.

Në minutën e 19 Bastian Schwainsteiger dyfishoi rezultatin, ndërkohë që Ribery i çoi shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë Gomez shënoi golin e katërt për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Bayern Munchen renditet në vend të parë në Bundesligë me 25 pikë pas 11 takimesh.

Edhe Schalke 04 fitoi ndeshjen ndaj Hoffenheim me rezultatin 3-1 duke u ngjitur nw vendin e dytw tw renditjes me 21 pikw. Borussia Dortmund nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Stuttgart.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *