Home / Lajme / Rajon / Busek: Ndarja mund të jetë zgjidhje për nyjën e Kosovës

Busek: Ndarja mund të jetë zgjidhje për nyjën e Kosovës

5 tetor-“Nga përforcimi i situatës dhe komplikimi shtesë në terren askush nuk ka dobi. Është e qartë se taktika aktuale nuk bart rezultate. Pajtohem se dialogu është rruga e vetme, ndërsa në kuadër të saj duhet të trajtohen tema të cilat momentalisht duken të pamundura, siç është ndarja e Kosovës”, theksoi Busek për edicionin e sotëm të gazetës “Novosti”.

Ish-koordinuesi i Paktit të stabilitetit të Evropës Juglindore, Erhard Busek konsideron se kur do të qetësohet kriza aktuale në pjesën veriore të Kosovës, të gjitha palët – Prishtina, Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare, do të duhej t’i shqyrtojnë zgjidhjet e mundshme për dalje nga nyja e Kosovës, ndërsa njëra prej tyre do të mund të jetë ndarja e Kosovës.

Edhe pse BE-ja momentalisht nuk ka komplotistë në këtë ide, sepse shumica e anëtareve dërgojnë porosi se është përfunduar me ndryshimin e kufijve të Ballkanit, Busek beson se, si koha ka kaluar ndërsa kriza ka zgjatur, kjo mund të ndryshohet, pra edhe të bëhet qëndrim mbizotërues në Union.

“Nga përforcimi i situatës dhe komplikimi shtesë në terren askush nuk ka dobi. Është e qartë se taktika aktuale nuk bart rezultate. Pajtohem se dialogu është rruga e vetme, ndërsa në kuadër të saj duhet të trajtohen tema të cilat momentalisht duken të pamundura, siç është ndarja e Kosovës”, theksoi Busek për edicionin e sotëm të gazetës “Novosti”.

Ky politikan austriak është i bindur se shënimi i kufijve të rinj të Kosovës nuk do të krijon probleme të reja në rajon, përkundrazi, përderisa të gjithë pajtohen rreth kësaj, kjo vetëm në mënyrë shtesë dhe të përhershme do ta stabilizojë Ballkanin.

“Nuk shoh pse bashkësia ndërkombëtare nuk do të pajtohej me ndarjen, nëse për këtë arrijnë marrëveshje Beogradi dhe Prishtina. Të gjitha detajet për dalje të tillë nga pozicioni i Kosovës do të mund të pajtohen në një lloj “Dejtoni i Kosovës”, ku bashkësia ndërkombëtare do të ishte garanci e marrëveshjes”, sqaroi Busek.

Nga ana tjeter, kryetari i Lëvizjes Serbe për Përtëritje, Vuk Drashkoviç nuk përjashton ndarjen e Maqedonisë dhe Bosnjës gjatë dekadës së ardhshme, duke e ndërlidhur me Kosovën.

“Ndarja e Kosovës do të jetë temë e bisedimeve për 10 deri në 15 vjet, kur si tema kryesore do të jenë edhe ndarjet e Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, deklaroi Drashkoviç në një intervistë për “B92”.
Ai nuk ka shpjeguar se cili do të jetë skenari që do të çojë deri në këtë situatë të re. Drashkoviç kritikoi qëndrimet e ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq, për thirrjen e një konference ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.
“Është akoma herët për të biseduar për një ndarje të tillë, pasi që koha për këtë do të vij më vonë”, deklaroi Drashkoviç, duke shtuar se po përgaditet gjakderdhje e re në Kosovë, të njëjta sikur ato me operacionin e mirënjohur “Stuhia” gjatë luftës në Kroaci, ku një numër i madh i popullsisë serbe do të ikte drejt Serbisë

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *