Home / Lajme / Botë / Coca-Cola, marka më e mirë në botë

Coca-Cola, marka më e mirë në botë

5 tetor-Nokia dhe Nintendo nuk janë më ndër dhjetë markat më të njohura në botë. Ndërsa Tojota (11), edhe pse vuajti krizën që pasoi Japoninë pas tsunamit të muajit mars, është ende kompania prodhuese e makinave që renditet më mirë.

Coca-Cola u shpall marka më e mirë në botë për vitin e dymbëdhjetë me radhë. Në një anketë të bazuar tek shitjet, vlera e markës dhe perceptimi publik, pija me e njohur në planet mposhti sërish IBM, Microsoft dhe Google. Apple, kompania me vlerën më të lartë në bursë në botë, u rendit vetëm e teta. HTC-ja, ose “Apple i Azisë” gjendet 90 pozicione më pas.
Nokia dhe Nintendo nuk janë më ndër dhjetë markat më të njohura në botë. Ndërsa Tojota (11), edhe pse vuajti krizën që pasoi Japoninë pas tsunamit të muajit mars, është ende kompania prodhuese e makinave që renditet më mirë.

Në vendin e pestë është gjiganti amerikan General Electric, që ndiqet nga zinxhiri më i njohur fast-food në botë, McDonald dhe firma më e madhe që prodhon procesorë, Intel. Në vendin e nëntë ndodhet Disney, ndërsa dhjetëshen e parë e mbyll Hewlett-Packard (HP). /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *