Home / Lajme / Maqedoni / Dënime për 14 institucione shëndetësore publike dhe drejtorët e tyre

Dënime për 14 institucione shëndetësore publike dhe drejtorët e tyre

26 tetor-Dënim kontraktues nga FSSHM-ja, në lartësi prej 75 mijë denarë i është shqiptuar Stacionit shëndetësor “Hekuranë”, klinikave për gastroenterohepatologji dhe nefrologji, spitalet komunale në Dibër, Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli, Spitalit klinik në Tetovë, Entit për Nefrologji Strugë, Spitalit të Përgjithshëm – Spitalit klinik Shtip dhe Shtëpisë së shëndetit Koçan.

Për shkak të mungesave të konstatuara në punë, 14 institucione shëndetësore publike financiarisht janë dënuar me nga 75.000 denarë, gjegjësisht 35.000 denarë. Ky është vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë në pajtim me praktikën e re të zbatimit për sanksionim të personave udhëheqës të ISHP-ve pas raportit të marrë nga Fondi për sigurim shëndetësor për dënimet e shqiptuara dhe të konfirmuara.

Ekipit menaxhues të këtyre ISHP-ve, Ministria e Shëndetësisë, qëndron në kumtesë, u shqipton dënime plotësuese në të holla në vlerë prej 15 për qind nga paga, gjatë dy, gjegjësisht tre muajve të ardhshëm (në varshmëri nga vlera e dënimit të marrë në të holla nga FSSHM-ja).

Drejtorët e këtyre ISHP-ve do të marrin edhe dënim kushtëzues në kohëzgjatje prej dy, gjegjësisht tre muaj, periudhë në të cilën do tël kryhet kontroll i sërishëm nga shërbimet e Ministrisë dhe Fondit që të konfirmohet se nëse institucionet i kanë mënjanuar mungesat e konstuara paraprakisht.

Do të thotë, institucionet shëndetësore të cilat nga ana e FSSHM-ja janë dënuar me 75.000 denarë, Ministria i ndëshkon drejtorët e tyre me 15 për qind ulje të pagës në tre muajt e ardhshëm, si dhe me dënim plotësues dy muaj kushtëzues, ndërsa institucionet të cilat janë dënuar me nga 35.000 denarë, nga Ministria marrin dëjnim plotësues prej 15 për qind ulje të të ardhuzrave personale për një muaj, si dhe dy muaj dënim kushtëzues.

Për mosrespektim të dispozitave kontraktuese, gjegjësisht për pagesë të participimit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, mosmbajtje e evidencës së rregullt për participimin e paguar ose për mosdhënie të vërtetimit për pjesëmarrje të paguar, dënim kontraktues nga FSSHM-ja, në lartësi prej 75 mijë denarë i është shqiptuar Stacionit shëndetësor “Hekuranë”, klinikave për gastroenterohepatologji dhe nefrologji, spitalet komunale në Dibër, Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli, Spitalit klinik në Tetovë, Entit për Nefrologji Strugë, Spitalit të Përgjithshëm – Spitalit klinik Shtip dhe Shtëpisë së shëndetit Koçan.

Dënim kontraktues nga FSSHM-ja në vlerë prej 35.000 denarë u është shqiptuar klinikave për urologji, për gjinekologji dhe akusheri dhe për hundë, veshë dhe fyt.

Drejtorët e këtyre ISHP-ve janë dënuar me 15 për qind ulje të pagës në periudhë prej një viti, me marrje të dënimit kushtëzues prej 15 për qind në dy muajt e ardhshëm (periudhë në të cilën klinika ka obligim t’i mënjanojë mungesat e konstatuara).

Drejtorët kanë për obligim që menjerëherë të veprojnë në pajtim me vendimet e marra.

Ministria e Shëndetësisë mbetet fuqimisht në qëndrimin se për çdo sanksion të shqiptuar nga FSSHM-ja, nga ministri do t’u shqiptohet dënim në të holla për ekipin menaxherial atij institucioni shëndetësor, në drejtim të respektimit të rreptë të drejtimeve dhe rregullave të vendosura në sistemin shëndetësor, qëndron në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *