Home / Lajme / Maqedoni / Do të dënohen keqpërdorimet gjatë kërkesës për lirim të regjistruesve nga radhët e administratës

Do të dënohen keqpërdorimet gjatë kërkesës për lirim të regjistruesve nga radhët e administratës

2 tetor-Më tej, të gjitha institucionet shtetërore, e posaçërisht Enti Shtetëror për Statistikë janë to obliguar të sigurojnë përkrahje maksimale logjistike për aktivitetet që i realizon Enti Shtetëror për Regjistrim”, thuhet në kumtesë.

Të gjitha pushimet mjekësore dhe dokumente të tjera sipas të cilave pjesëmarrësit e regjistrimit nga radhët e administratës kërkojnë të lirohen, do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e komisioneve (mjekëve) profesionalë, dhe çdo keqpërdorim do të dënohet sipas ligjit.

Kjo, siç kumtoi sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qeverisë, është konkluzion i Qeverisë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe vendbanimeve në Maqedoni, që filloi dje.

“Qeveria solli konkluzion që të gjithë personat që janë zgjedhur për regjistrues nga radhët e administratës shtetërore dhe publike janë të obliguar që ta respektojnë obligimin ligjor dhe të marrin pjesë në regjistrim, ndërkaq udhëheqësit e institucioneve janë të obliguar që ti lirojnë këta persona nga obligimet e punës, gjithashtu siç kërkohet nga ligji. Më tej, të gjitha institucionet shtetërore, e posaçërisht Enti Shtetëror për Statistikë janë to obliguar të sigurojnë përkrahje maksimale logjistike për aktivitetet që i realizon Enti Shtetëror për Regjistrim”, thuhet në kumtesë.

Në të shtohet se Qeveria u rekomandon komunave që të sigurojnë ndihmë maksimale dhe përkrahje në terren për të gjithë ata që janë të përfshirë në regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe vendbanimeve në Republikën e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *