Home / Sport / Dorëhiqet Qatip Osmani

Dorëhiqet Qatip Osmani

Shkëndija ka mbetur pa trajnerin Qatip Osmani, i cili drejtoi skuadrën në suksesin më të madh në historinë e klubit tetovar, fitimin e titullit të kampionit shtetëror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Osmani ka ofruar dorëheqe të parevokueshme nga posti i trajnerit të Shkëndijës, e cila të premten është pranuar nga drejtuesit e skuadrës ‘kuqezi’. Të shtunën kundër Vardarit, Shkëndija do të drejtohet nga ndihmësi i deritashëm, Erhan Selimi.

Qatip Osmani është dorëhequr nga posti i trajnerit të KF Shkëndija-Tetovë. Në shenjë të aktit moral pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë, trajneri Osmani ka vendosur që të ofrojë dorëheqje të parevokueshme nga pankina e kampionëve. Fillimisht drejtuesit e klubit vendosën mos të shpejtojnë,mirëpo pas mbledhjes që kishin ditën e premte, është vendosur të pranohet largimi i trajnerit Osmani. ‘Unë që pas humbjes nga Bregallnica thash se pranojë përgjegjësinë e dështimit dhe nuk kërkoj fajtor në mesin e futbollistëve. Pasi kam analizuar mirë situatën, kam arritur në përfundim që të ofroj dorëheqjen time, pasi e ndjej si përgjegjësi morale nga ana ime, pasi këtë vit synimi jonë ishte të fitojmë edhe Kupën e Maqedonisë’, konfirmoi largimin nga pankina e Shkëndijës, tani më ish-strategu i ‘kuqezinjëve’, Qatip Osmani. ‘Dua të cek se eliminimi nga Kupa e Maqedonisë është një prej arsyeve të dorëheqjes sime, por jo edhe vendimtare. Ka edhe gjëra tjera për të cilat nuk është koha për të folur tani’, shtoi Osmani, duke vijuar. ‘Çdo gjë në jetë ka fillim dhe mbarim dhe dua të cek se më vjen keq që i vjen fundi një aventure fantastike. Me krenari lë pas një periudhë të shkëlqyeshme kur për dy vite me Shkëndijën u shpallëm dy herë kampionë. Së pari në Ligën e Dytë, e më pas për të arritur suksesin më të madh në historinë e klubit, fitimin e titullit të Kampionit. Më shumë nuk kam mundur të dëshiroj, ndërsa Shkëndijës i dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen. Falemenderoj drejtuesit me të cilët së bashku arritëm këto suksese, ndërsa falemenderoj edhe futbollistët që ishin pjesë e kësaj historie’, përfundoi Osmani. Ish-sulmuesi i Shkëndijës ekipin e mori para dy viteve, kur skuadra garonte në Ligën e Dytë dhe në mënyrë eksprese u inkuadrua në Ligën e Parë. Ndërkohë vitin e kaluar Shkëndija e drejtuar nga Osmani kaloi të gjitha parashikimet, duke fituar titullin e kampionit, për herë të parë në historinë e skuadrës ‘kuqezi’. Ndërkohë largimin e trajnerit e konfirmojnë edhe nga kryesia e klubit. ‘Trajneri Osmani ka ofruar dorëheqje dhe ne pasi analizuam mirë, vendosëm të pranojmë atë. Vlerësojmë lartë kontributin e ‘Qatos’ në këto vite që ishim bashkë, kur shkruajtëm historinë më të ndritshme të klubit. Me Osmanin jemi ndarë në mënyrë shoqërore, duke vlerësuar njëri-tjetrin. Jetës nuk i dihet, dhe asnjëherë nuk mund të parashikojmë të ardhmen, kështu që nuk përjashtojmë mundësinë që ndonjëherë të kemi përsëri bashkëpunim. Qatip Osmanit i dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen dhe suksese në karierë’, u shpreh nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi, i cili konfirmoi se në ndeshjen me Vardarit skuadra do të drejtohet nga Selimi. ‘Nuk do të shpejtojmë me vendimin për trajnerin e ri. Kundër Vardarit ekipin do ta drejtojë Erhan Selimi, i cili gjatë kohë është në skuadër dhe din mirë situatën në klub. Nuk dua të spekuloj me emra trajnerash, si kandidatë potencial për të pasuar Osmanin, pasi pas ndeshjes me Vardarin kampionati ka dy javë pauzë dhe vlerësojmë se kemi kohë të mjaftyeshme për të gjetur njeriun adekuat që do drejtojë ekipin në periudhën që pason’, përfundoi Idrizi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *