Home / Lajme / Rajon / Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHIK-ut

Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHIK-ut

25 tetor-“Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu tek nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”. Ky mesazh tekst ka mbërritur në telefonin e të birit në orën 18: 30 të ditës së djeshme, e më pas oficeri i SHIK-ut ka fikur telefonin. Familjarët janë alarmuar pas mesnate, kur Esati nuk po kthej në shtëpi dhe kanë sinjalizuar policinë, e cila e gjeti 49-vjecarin të karbonizuar në makinën e tij.

Gjendet i djegur në makinën e tij oficeri i SHIK-ut, Esat Çoba. Trupi i pajetë i 49-vjecarit është gjetur sot pas mesnate rreth orës 01:00, në Currila të Durrësit. Sipas bluve të qytetit bregdetar, automjeti tip Opel Corsa i Çobës është spërkatur me benzinë, pastaj është djegur.Kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici. Policia më pas e ka lokalizuar pas gjurmimit të sinjaleve të telefonit të tij. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë, ndërsa policia dyshon se Çoba mund të jetë vetëvrarë. Këto dyshime i përforcon edhe një mesazh tekst që i ka dërguar të birit në telefon. Siç deklaron policia, ai njihet si një person që nuk ka pasur konflikte. Trupi pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

MESAZHI

Para vdekjes ai i ka dërguar një mesazh në celular djalit të tij ku shkruante: “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu tek nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”. Ky mesazh tekst ka mbërritur në telefonin e të birit në orën 18: 30 të ditës së djeshme, e më pas oficeri i SHIK-ut ka fikur telefonin. Familjarët janë alarmuar pas mesnate, kur Esati nuk po kthej në shtëpi dhe kanë sinjalizuar policinë, e cila e gjeti 49-vjecarin të karbonizuar në makinën e tij.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *