Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një viktimë në rrugën Tetovë-Jazhincë

Edhe një viktimë në rrugën Tetovë-Jazhincë

13 tetor-Ai në momentin kritik ka qenë duke drejtuar makinën “Pezho 307, me targa të Tetovës, ndërsa arsyet e aksidentit sipas policisë kanë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë.

të mërkurën mbrëma në një aksident trafiku në afërsi të fshatit Leshkë, ka humbur jetën një 24 vjeçar nga fshati Dobrosht. Ai në momentin kritik ka qenë duke drejtuar makinën “Pezho 307, me targa të Tetovës, ndërsa arsyet e aksidentit sipas policisë kanë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë. “Në aksident drejtuesi i makinës (B.M) 24 vjeçar nga fshati Dobrosht ka marrë lëndime të rënda dhe ka vdekur në vendngjarje, ndërsa tre bashkëdhtarët e tij me lëndimë të rënda janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.Është bërë hetim në vendin e ngjarjes nga ana e SPB-së gjykatësit hetues dhe prokurorit publik dhe janë duke u zbardhur arsyet e aksidentit. Dëmi material nga ky aksident është llogaritur 200 mijë denarë”, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Jozyrtarisht mësohet se të aksidentuarit kanë qenë duke u kthyer nga një mbrëmje argëstuese në Tetovë dhe në momentin kritik drejtuesi I makinës ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe janë rrokullisur.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *