Home / Lajme / Maqedoni / Emiri i Katarit për vizitë në Maqedoni

Emiri i Katarit për vizitë në Maqedoni

17 tetor-Emiri i Katarit do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror të Maqedonisë, personalitete të jetës kulturore dhe fetare si dhe është paraparë edhe një vizitë në lokalitetet kulturore – historike dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Emiri i Katarit, Sheik Hamad Bin Kalifa Al Tani sot pritet të mbërrijë për vizitë dyditore zyrtare në Maqedoni.

Kjo do të jetë vizita e parë e një mbreti të botës arabe në Maqedoni, ndërsa emiri Kalifa Al Tani vjen në Shkup pas qëndrimit të tij gjatë kësaj jave në Shqipëri, Kosovë, Poloni dhe Ukrainë.

Emiri i Katarit do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror të Maqedonisë, personalitete të jetës kulturore dhe fetare si dhe është paraparë edhe një vizitë në lokalitetet kulturore – historike dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov njoftoi se ai është nikoqir i emirit të Katarit, ku do të vlerësohet dhe intensifikohet bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, me theks të veçantë tërheqjen e investimeve arabe në Maqedoni. Në kuadër të vizitës do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale, marrëveshje për nxitjen e investimeve, rregullimin e marrëdhënieve të punës, etj.

Në kuadër të delegacionit zyrtar të Katarit do të jenë mbi 100 mysafirë, mes tyre dy anëtarë të familjes mbretërore dhe 12 ministra

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *