Home / Lajme / Maqedoni / EUROSTAT: Maqedonia është e gatshme për zbatimin e suksesshëm të Regjistrimit

EUROSTAT: Maqedonia është e gatshme për zbatimin e suksesshëm të Regjistrimit

1 tetor-Jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend dhe ndërlikueshmërinë e shoqërisë, por duke marrë parasysh se përgatitjet për regjistrimin janë zbatuar me sukses, jemi të bindur se grumbullimi i të dhënave do të jetë i mirë”, tha Everares.

Më se e siguritë është se Maqedonia do të realizojë regjistrim të suksesshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave. Vendi është i gatshëm për grumbillim cilësor dhe të besueshëm të të dhënave, është vlerësimi i EUROSTAT-it, që sot në konferencën për shtyp e kumtoi drejtori i Drejtorisë për bashkëpunim, komunikim dhe indikatorë kryesorë, Piter Everaers.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend dhe ndërlikueshmërinë e shoqërisë, por duke marrë parasysh se përgatitjet për regjistrimin janë zbatuar me sukses, jemi të bindur se grumbullimi i të dhënave do të jetë i mirë”, tha Everares.

Ai përmendi se EUROSTAT zbaton vetëm të ashtuquajtur lajt monitoring, pasi është i bindur për cilësinë e punës së Entit Shtetëror për statistikë (ESHS).

Sipas drejtoreshës së ESHS, Bllagica Novkovska, regjistrimi filloi sot në mëngjes në orën tetë në tërë territorin e Maqedonisë. Vetëm me respektimin e Ligjit për regjistrim, tha Novkovska, mund të pritet realizim cilësor dhe i besueshëm i tërë procesit.

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave filloi me kohë dhe po zhvillohet pa probleme, informojnë nga Komisioni shtetëror i regjistrimit (KSHR).

Zëdhënësi i KSHR-së Kiril Bernabeev deklaroi se sipas informacioneve të para me të cilat disponojnë, regjistrimi ka filluar në ora 8 dhe regjistruesit kanë dalë në terren, e aty ku do të paraqiten probleme teknike, ato zgjidhen.

Regjistrimi filloi sot dhe do të zbatohet deri më 15 tetor. Qëllimi i regjistrimit është që të siguroj të dhëna të plota dhe cilësore dhe të krahasueshme statistikore për popullatës, amvisëritë dhe banesat për kënaqjen e nevojave nga të dhënat e shfrytëzuesve në vend dhe jashtë vendit.

Sipas Ligjit për regjistrim, duhet të regjistrohen të gjithë personat që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, qytetarët të cilët jetojnë apo qëndrojnë jashtë vendit në 12 muajt e kaluara dhe ata të cilët kanë vendqëndrim në vend, si dhe të gjitha amvisëritë dhe banesat në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Regjistrimin në Maqedoni do ta vëzhgojnë edhe përfaqësuesit e EUROSTAT, të cilët duhet të bëjnë analizë eksperte nëse regjistrimi është zbatuar në pajtim me rekomandimet ndërkombëtare për zbatimin e regjistrimit, të potencuar nga ana e UNECE/Eurostat dhe të pranuar nga ana e Konferencës të statistikëve evropianë si parime dhe rekomandime për regjistrim të popullatës dhe amvisërive 2010.

Të dhënat e para nga regjistrimi, sipas paralajmërimeve, duhet të publikohen në dhjetor këtë vit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *