Home / Lajme / Maqedoni / Evropa e bashkuar nga ideja e deri te realizimi

Evropa e bashkuar nga ideja e deri te realizimi

13 tetor-“Autori ka arritur me mjeshtri të pasqyrojë evoluimin e procesit për bashkimin e popujve të kontinentit të Evropës, duke prezantuar idetë e personaliteteve të shquara të historisë botërore, që nga periudha e antikitetit e deri në kohën më të re. Sipas autorit, Bashkimi Evropian, sot shihet si vend i shpëtimit për çdo evropian, në radhë të parë nisur nga aspekti ekonomik dhe politik. Prandaj, synim i secilit popull të kontinentit të vjetër është integrimi në BE”, thotë Ramadani

Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi”, kështu mban titullin libri më i ri i autorit Zeqirja Rexhepi, që këtyre ditëve është në duart e lexuesve shqiptarë. Me këtë rast recenenti Lazar Lazarov vlerëson se, vepra e autorit është një studim shkencor, që merret me çështjen e zhvillimit dhe jetësimit të idesë së kahmotshme, të ideologëve dhe mendimtarëve të shumtë për bashkimin e popujve evropianë, filluar nga zanafilla e idesë evropiane e deri më sot. “Është me interes të jashtëzakonshëm për njohjen, sado pak të procesit evolutiv të idesë evropiane nëpër shekuj, proces që është në zhvillim e sipër. Autori, konstaton se ideja për një Evropë të Bashkuar do të mbetet e parealizuar po qe se ky projekt ndërpritet së zgjeruari. Andaj, sipas tij, përpos vendeve të Ballkanit, në këtë projekt duhet bërë vend edhe për vendet tjera evropiane, siç janë: Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, pra atëherë do të realizohej në tërësi ideja e filozofëve për një Evropë të Bashkuar”, thotë Lazarov. Ndërsa, recenzenti tjetër Fehari Ramadani, thekson se Vepra e autorit Zeqirja Rexhepi, Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi, është e një rëndësie të veçantë, sidomos për faktin se ai jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit të idesë për një Evropë të Bashkuar, që nga periudha e antikitetit dhe deri te realizimi i saj, pas Luftës së Dytë Botërore.“Autori ka arritur me mjeshtri të pasqyrojë evoluimin e procesit për bashkimin e popujve të kontinentit të Evropës, duke prezantuar idetë e personaliteteve të shquara të historisë botërore, që nga periudha e antikitetit e deri në kohën më të re. Sipas autorit, Bashkimi Evropian, sot shihet si vend i shpëtimit për çdo evropian, në radhë të parë nisur nga aspekti ekonomik dhe politik. Prandaj, synim i secilit popull të kontinentit të vjetër është integrimi në BE”, thotë Ramadani. Ndryshe autori ka analizuar dhe sistematizuar një varg të dhënash që lidhen me idenë procesin të krijimit të BE-së, e që janë pak të njohura jo vetëm për opinionin e gjerë, por edhe për qarqe shkencore

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *