Home / Lajme / Maqedoni / Familja Zenuni apelon për ndihmë

Familja Zenuni apelon për ndihmë

28 tetor-Familja e tij e ngushtë: nëna, gruaja dhe tre dejat jetojnë pa dëshmorin e luftës dhe pa djalin e tyre, nën kushte tejet të rënda, pasi që edhe babai i dëshmorit legjendar u nda nga jeta që kur Shabani ishte 5 vjeç.

Familja Zenuni po jeton në kushte të vështira dhe se ajo apelon për ndihmë. Ndihma për këtë familje u bë e domosdoshme që kur djali i tyre u vra në rrethana të panjohura në pritën e organizuar të MPB-së më 12 maj 2010, së bashku me ish-komandant Harun Aliu-Kushtrimi dhe dy të tjerë.

Familja e tij e ngushtë: nëna, gruaja dhe tre dejat jetojnë pa dëshmorin e luftës dhe pa djalin e tyre, nën kushte tejet të rënda, pasi që edhe babai i dëshmorit legjendar u nda nga jeta që kur Shabani ishte 5 vjeç.

Shoqatat e veteranëve të luftës kanë apeluar për ndihmë dhe që ti shtrihet dora e solidaritetit kësaj familje, e cila jeton në fshatin Merovë të rajonit të Zhelinës së Tetovës.

Shaban Zenuni (05.08.1974-12.05.2010) ishte një nxënës i dalluar dhe më pas kreu shkencat teologjike nga shkollimi i mesëm në Damask të Sirisë. Por në pamundësi për ti dhënë fund studimeve nga mungesa e kushteve, ai u punësua si imam në fshat. Në vitin 1998, nga kushtet e rënda ai emigroi në Itali, për tu kthyer në vitin 2001 si luftëtar i UÇK-së. Duke parë shkathtësitë dhe vendosmërinë e Shaban Zenunit, shtabi i Përgjithshëm e kishte caktuar Komandant të Batalionit 4 të Brigadës 112 Mujdin Aliu.

I pakënaqur me zhvillimet e pasluftës, pa amnisti dhe i akuzuar për gjëra që nuk i kishte bërë, detyrohet që përsëri të marrë rrugën e kurbetit, por në prill-maj ai kishte mbërritur në vendlindje, duke qëndruar i fshehur dhe i arratisur, ai i bashkëngjitet grupit të Harun Aliut, ku u vranë në rrethana të pasqaruara ende në një pritë të forcave speciale të Maqedonisë. Familja thekson se e ka të hapur edhe linjën e telefonit për të ndihmuar: + 389 75 972 906, ku përmes kësaj do të mund të kontribuohet për këtë familje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *