Home / Lajme / Botë / Femrat shërohen më shpejtë

Femrat shërohen më shpejtë

19 tetor-“Gjithmonë e kemi ditur se femrat shërohen më shpejt dhe më lehtë nga lëndimet në krahasim me meshkujt, por kurrë nuk e kemi ditur pse ndodh një gjë e tillë. Tash kemi zbuluar shkasin”, tha Çajlds

Një studim i ri britanik ka zbuluar duke përdorur minjtë pse femrat shërohen më shpejt nga lëndimet në krahasim me meshkujt.

Dr. Ed V. Çajlds dhe kolegët e tij kishin radhitur dallimet midis miut femër dhe atij mashkull dhe shpejtësisë së shërimit nga lëndimet.

Enët e gjakut nuk ishin tkurrur tek minjtë të cilëve u ishte dhënë estradiol (estrogjen), që ndodh me rastin e lëndimit që shkakton gjakderdhje. Kjo u kishte ndihmuar minjve që të shërohen më shpejt në krahasim me ata që nuk kishin pranuar estrogjen.

“Gjithmonë e kemi ditur se femrat shërohen më shpejt dhe më lehtë nga lëndimet në krahasim me meshkujt, por kurrë nuk e kemi ditur pse ndodh një gjë e tillë. Tash kemi zbuluar shkasin”, tha Çajlds.

“Ky studim tregon e receptorët e estrogjenit në qelizat mitokondriale ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të femrave pas lëndimeve. Por, nëse në mënyrë kimike bllokohen receptorët e estrogjenit tek femrat, atëherë qelizat e tyre shërohen në të njëjtën mënyrë sikurse tek meshkujt”, shpjegon Çajlds.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *