Home / Lajme / Maqedoni / Fillon aplikimi për Llotarinë për marrje të vizave emigruese amerikane në vitin 2013

Fillon aplikimi për Llotarinë për marrje të vizave emigruese amerikane në vitin 2013

4 tetor-Për aplikim në Llotarinë për marrje të Kartës së gjelbër Departamenti amerikan i Shtetit përgatiti një ueb faqe të veçantë www.dvlottery.state.gov, në të cilën munden të gjehen më shumë informacione për programin.

Aplikimi për pjesëmarrje në programin amerikan Llotari për marrje të vizave emigruese në vitin 2013, gjegjësisht Kartës së gjelbër, do të fillojë sot në orën 18:00, kumtoi Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Afati i fundit për aplikim kalon në orën 18:00 më 5 nëntor të këtij viti, por nga Ambasada i këshillojnë personat e interesuar që t’i plotësojnë aplikacionet më herët.

Aplikimi për Llotarinë për vitin 2013 kryhet përmes rrugës elektronike. Aplikacionet në letër nuk do të pranohen.

Për aplikim në Llotarinë për marrje të Kartës së gjelbër Departamenti amerikan i Shtetit përgatiti një ueb faqe të veçantë www.dvlottery.state.gov, në të cilën munden të gjehen më shumë informacione për programin.

Zbritja nga ueb faqja, plotësimi dhe dërgimi i aplikimit për pjesëmarrje në Llotarinë elektronike nuk paguhet. Aplikimi në programin nuk garanton se aplikacioni i dërguesit do të pranohet, qëndron në kumtesën e Ambasadës amerikane.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *