Home / Lajme / Maqedoni / Fillon regjistrimi popullatës, amvisërive dhe banesave 2011

Fillon regjistrimi popullatës, amvisërive dhe banesave 2011

1 tetor-
Nëse qytetarët nuk mund t’i pranojnë regjistruesit apo nuk gjenden në shtëpi kur ata do t’i kërkojnë, qytetarët janë të obliguar ose të caktojnë takim të ri me regjistruesit ose të shkojnë në Komisionin më të afërt në rajonin regjistrues.

Pres sot deri më 15 tetor në Maqedoni do të zbatohet hulumtimi më i madh statistikor-regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave.

Regjistrimi filloi në orën tetë në mëngjes. Qëllimi i regjistrimit është që të siguroj të dhëna të plota dhe cilësore dhe të krahasueshme statistikore për popullatës, amvisëritë dhe banesat për kënaqjen e nevojave nga të dhënat e shfrytëzuesve në vend dhe jashtë vendit.

Sipas Ligjit për regjistrim, duhet të regjistrohen të gjithë personat që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, qytetarët të cilët jetojnë apo qëndrojnë jashtë vendit në 12 muajt e kaluara dhe ata të cilët kanë vendqëndrim në vend, si dhe të gjitha amvisëritë dhe banesat në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Regjistrimin do ta kryejnë nga dy regjistrues, që do të parashtrojnë pyetje në pajtim me metodologjinë e regjistrimit dhe përgjigjet e qytetarëve do t’i shënojnë në formularë të shtypur të regjistrimit. Për çdo person regjistruesit do të plotësojnë Pyetësor (Formular P-1), ndërsa për çdo amvisëri dhe banesë Pyetësor (formular P-2). Regjistrimi kryhet vetëm me stilolaps të kaltërt.

Qytetarët duhet të përgjigjen në pyetjet ku jetojnë, ku dhe kur kanë lindur, për arsimimin dhe punën e tyre…, për atë sa anëtarë ka amvisëria, a janë të pranishëm të gjitha anëtarët e amvisërisë…., në çfarë shtëpie apo banese jetojnë, sa është banesa, a ka hapësira ndihmëse…, për gjendjen e përgjithshme shëndetësore, etj.

Të dhënat personale që do të merren nga regjistrimi janë rreptësisht të besueshme. Ato nuk mund të shfrytëzohen për sjelljen çfarëdo qoftë vendimi në lidhje me personin për të cilin kanë të bëjnë. Të dhënat do të përpilohen dhe do të shfrytëzohen vetëm si të dhëna përmbledhëse.

Qytetarëve u rekomandohet që kur regjistruesit të vijnë në shtëpitë e tyre, së pari të kërkojnë ata të identifikohen, gjegjësisht të tregojnë legjitimacionin dhe autorizimin për regjistrues me letërnjoftimet e tyre. Qytetarët duhet t’i prezantojnë dokumentet e nevojshme për regjistrim, të përgjigjen saktë në të gjitha pyetjet që i përmban formulari dhe pasi të përfundoj regjistrimi, të kontrollojnë nëse përgjigjet që i kanë dhënë janë saktë të shkruara në formularët e plotësuar dhe pastaj të nënshkruhen në pyetësorin.

Nëse qytetarët nuk mund t’i pranojnë regjistruesit apo nuk gjenden në shtëpi kur ata do t’i kërkojnë, qytetarët janë të obliguar ose të caktojnë takim të ri me regjistruesit ose të shkojnë në Komisionin më të afërt në rajonin regjistrues.

Qytetarët gjatë regjistrimit duhet të paraqesin dokumente origjinale edhe atë letërnjoftimin apo pasaportë, certifikatën e lindjes, leje për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm për të huajt, vendim për status të njohur refugjat dhe/apo letërnjoftimin të vlefshëm, vendim për të drejtë të njohur për azil për shkak të mbrojtjes supsidiare dhe/ose letërnjoftim apo vërtetim se personi ka parashtruar kërkesë për njohjen e të drejtës për azil dhe/apo dokumente identifikim për azil.

Personat të cilët kanë vendbanim të zakonshëm në Maqedoni, e nuk i posedojnë dokumentet e parapara, duhet të prezantojnë certifikatën nga libri amë i lindjes apo dokumente shëndetësore, marrëveshje për punë të evidentuar pranë organit kompetent apo kartelë për paraqitje në Agjencinë për punësim, çek për pension të paguar në adresën e banimit apo dokumente të tjera.

Regjistrimin në Maqedoni do ta vëzhgojnë edhe përfaqësuesit e EUROSTAT, të cilët duhet të bëjnë analizë eksperte nëse regjistrimi është zbatuar në pajtim me rekomandimet ndërkombëtare për zbatimin e regjistrimit, të potencuar nga ana e UNECE/Eurostat dhe të pranuar nga ana e Konferencës të statistikëve evropianë si parime dhe rekomandime për regjistrim të popullatës dhe amvisërive 2010.

Konferenca për shtyp me rastin e fillimit të aktivitete në terren nga regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë sot do të mbajë drejtoresha e Entit shtetëror për statistikë Bllagica Novkovska dhe drejtori për bashkëpunim, komunikim dhe indikatorët kryesorë në EUROSTAT Piter Everaers.

Të dhënat e para nga regjistrimi, sipas paralajmërimeve, duhet të publikohen në dhjetor këtë vit.

Regjistrimi 2011 do të zbatohet edhe krahas problemeve që ndodhën javën e kaluar.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme e kompletoi përbërjen e Komisionit shtetëror për regjistrim, pasi i konstatoi dorëheqjet e anëtarëve të Komisionit Abdulmenaf Bexheti, Vesna Janveska, Marija Tasheva, Vanço Angelovski dhe Fauzi Skendri.

Njëherit, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria i emëroi Bujar Osmanin, Lazar Trajçev, Zhivko Pejkovski, Orce Todorovski dhe Artan Grubin për anëtar të rinj të Komisionit shtetëror për regjistrim. Kryetar i Komisionit shtetëror për regjistrim do të jetë Sllobodanka Gievska, ndërsa Bujari Osmani do ta ushtrojë funksionin e nënkryetarit.

Paraprakisht në konferencë për shtyp, kryetarja e KSHR-së Vesna Janevska kumtoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni, pasi, sipas saj, përgatitet falsifikim i regjistrimit vijues. Me kolegët e KSHR-së nga etnikumi shqiptar dhe turk, tha ajo, janë përplasur për çështje thelbësore nëse në këtë regjistrim mund të përdoret kopje e letërnjoftimit apo pasaportës, që është, siç tha Janevska, absolutisht në kundërshtim me ligjin dhe metodologjinë e EUROSTAT-it. Çështja e dytë ka të bëjë me regjistrimin e qytetarëve apo shtetasve të Republikës të Maqedonisë, të cilët më shumë se 12 muaj janë jashtë vendit. Ajo u bënë thirrje regjistruesve të regjistrojnë sipas Ligjit për regjistrim, pasi për çdo shkelje pasojnë dënime ligjore.

Drejtoresha e Entit shtetëror për statistikë Bllagica Novkovska, për mediat dje deklaroi se ata janë të gatshëm ta fillojnë regjistrimin.

Regjistrimi i popullatës fillon sot edhe në Shqipëri, Serbi dhe Turqi

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *