Home / Lajme / Maqedoni / FRI dënon vrasjen e të riut në Tetovë

FRI dënon vrasjen e të riut në Tetovë

6 tetor-Përveç kësaj, ne, si organizatë rinore, e theksojmë nevojën e edukimit të mirëfilltë familjar, si nivel i parë i edukimit, duke kërkuar që raportet prind-fëmijë të vijnë në shprehje gjithnjë e më shumë. FRI-ja ndan dhimbjen me familjen e Pajaziti nga Sllatina e Tetovës, duke u dërguar ngushllime të thella”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Forumi rinor Islam.

Me rastin e vrasjes së një nxënësi të shkollës së mesme në qendër të qytetit nga një moshatar i të ndjerit, Forumi Rinor Islam ashpër reagon ndaj kësaj dukurie, duke bërë thirrje që institucionet përkatëse të marrin masa adekuate për parandalimin e këtyre dukurive devijante, të cilat në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë po shtohen. “Me këtë rast, dëshirojmë të përqendrohemi te mosfunksionimi normal i insitutucioneve përkatëse rreth çështjes në fjalë. Vlerësojmë, në veçanti, që institucionet edukativo-arsimore po zvarriten në kryerjen e misionit të vet. Viteve të fundit jemi dëshmitarë të rënies së nivelit të edukimit nëpër institucionet arsimore publike, gjë që ka ndikuar në rritjen e agresivitetit te të rinjtë, kështu duke sjellur dëme për rrethin ku jetojnë.Forumi Rinor Islam thellë është i bindur se futja e mësim-besimit nëpër institucionet publike arsimore do të ndikojë në zbutjen e këtyre dukurive devijante, dhe gjithnjë e më shumë do të ruajë vlerat humane dhe njerëzore te të rinjtë tanë. Përveç kësaj, ne, si organizatë rinore, e theksojmë nevojën e edukimit të mirëfilltë familjar, si nivel i parë i edukimit, duke kërkuar që raportet prind-fëmijë të vijnë në shprehje gjithnjë e më shumë. FRI-ja ndan dhimbjen me familjen e Pajaziti nga Sllatina e Tetovës, duke u dërguar ngushllime të thella”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Forumi rinor Islam.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *