Home / Sport / Futbolli nuk më tërheq më si dikur

Futbolli nuk më tërheq më si dikur

“Futbolli nuk më pëlqen më si më përpara. Kur isha i ri, gjithçka në jetën time rrotullohej rreth topit, ndërsa tani ndihem i lodhur”.
“Të jeni të sigurt që nuk do të më shihni ende duke rendur pas topit me flokët me thinja”, tha Ibrahimovic.

Sulmuesi i Suedisë dhe i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është i lodhur nga futbolli dhe po mendon për një tërheqje të mundshme nga bota e sportit dhe kjo pritet të vijë shumë shpejt.

“Futbolli nuk më pëlqen më si më përpara. Kur isha i ri, gjithçka në jetën time rrotullohej rreth topit, ndërsa tani ndihem i lodhur”.

“Të jeni të sigurt që nuk do të më shihni ende duke rendur pas topit me flokët me thinja”, tha Ibrahimovic.

“Do të vazhdoj të luaj edhe pak, por nuk kam ndërmend të vazhdoj me vite të tëra. Megjithatë, nuk mund të mohoj që jam plakur”.

“Më vjen keq t′a pranoj, por nuk kam më grintën që kam patur më parë dhe argëtohem më pak se në vitet e shkuara duke luajtur”.

“Sot gjithçka është shndërruar në rutinë mua. Kam vendosur të tërhiqem atëherë kur do të jem ende në nivele të larta”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *