Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Rekomandimi për negociata mbetet, zgjidhja e emrit me rëndësi esenciale

Fyle: Rekomandimi për negociata mbetet, zgjidhja e emrit me rëndësi esenciale

12 tetor-iria e të shprehurit edhe më tej mbetet sfidë serioze. Prandaj është e rëndësishme që të arrihet progres për çështjen e emrit. Zgjidhja po prolongohet shumë. Hapja e negociatave inkuadruese do të jetë e dobishme jo vetëm për vendin por edhe për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian si tërësi. Nuk duhet humbur edhe një vit”, tha eurokomisioneri Fyle, duke i prezantuar raportet për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE në vitin 2011.

Komisioni Evropian për herën e tretë e konfirmoi rekomandimin për fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian, por e theksoi edhe kontestin për emrin, zgjidhja e së cilit është kyç për fillimin e tyre, theksoi eurokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle, para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

“Mbetemi në rekomandimin tonë për fillimin e negociatave inkuadruese. Perspektivat për integrim në Bashkimin Evropian janë udhërrëfyes për vazhdimin e procesit reformues. Megjithatë, me vazhdimin e kontestit për emrin motivimi për reforma është zvogëluar. Është arritur progres i vogël gjatë vitit të kaluar. Sfida esenciale mbeten – pavarësia e gjyqësisë, reformat në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit. Liria e të shprehurit edhe më tej mbetet sfidë serioze. Prandaj është e rëndësishme që të arrihet progres për çështjen e emrit. Zgjidhja po prolongohet shumë. Hapja e negociatave inkuadruese do të jetë e dobishme jo vetëm për vendin por edhe për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian si tërësi. Nuk duhet humbur edhe një vit”, tha eurokomisioneri Fyle, duke i prezantuar raportet për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE në vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *