Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Greqia nuk përpiqet aspak që të gjendet zgjidhje, i gjithë presioni hidhet mbi Maqedoninë

Gruevski: Greqia nuk përpiqet aspak që të gjendet zgjidhje, i gjithë presioni hidhet mbi Maqedoninë

18 tetor-Në situatë të këtillë komode, Athina nuk ka interes që të zgjidhet çështja me kompromis të urtë. Do të vazhdojë të shesë rrëfim se përpiqen shumë, se jemi afër zgjidhjes, ndërsa ata do ta rrisin presionin mbi ne, që edhe më tepër do të na largojë nga qëllimi.

Këtë, mes tjerash e theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në pjesën e dytë të intervistën për MIA-n, në të cilën përqendrohet edhe në padinë e Maqedonisë kundër Greqisë në Hagë, referendumin eventual për emrin, kritikat nga KE-ja

Greqia tashmë disa muaj shmang takim, ndërsa ata që i ka janë jothelbësore. Kriza ekonomike madje edhe krijoi shumë më tepër pozicion tek bashkësia ndërkombëtare. Ata kuptuan se janë bombë e kurdisur në duart e BE-së, e cila nëse shtypet shumë do të shpërthejë. Dhe për këtë askush nuk guxon t’i prekë ose t’i shtypë në çështjen e emrit. Në situatë të këtillë komode, Athina nuk ka interes që të zgjidhet çështja me kompromis të urtë. Do të vazhdojë të shesë rrëfim se përpiqen shumë, se jemi afër zgjidhjes, ndërsa ata do ta rrisin presionin mbi ne, që edhe më tepër do të na largojë nga qëllimi.

Këtë, mes tjerash e theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në pjesën e dytë të intervistën për MIA-n, në të cilën përqendrohet edhe në padinë e Maqedonisë kundër Greqisë në Hagë, referendumin eventual për emrin, kritikat nga KE-ja…

…… Mirë, të përqendrohemi në problemin kryesor, emrin. Çka po ndodh në këtë plan, nuk ka shumë informacione në opinion.

– Në një periudhë takimet u shpeshtuan, atmosfera u përmirësua dhe dukej se u krijuan kushte për bisedë dhe zgjidhje. Kishte edhe ide të ndryshme dhe ndoshta edhe vullnet tek fqiu jonë. Tani u ndërruan kushtet, ndërsa në këtë kontribuan dy faktorë. Greqia tashmë disa muaj eviton takime, ndërsa edhe ato që janë, janë jothelbësore, domethënë takime për shkak të takimeve, sikur paradokohe ishte ajo mes ministrave të punëve të jashtme, qëllimi i së cilës ishte Greqia të tregojë para partnerëve në bashkësinë ndërkombëtare se punon diçka dhe po mundohet.
Në të vërtetë aspak nuk mundohet. Faktori i parë për këtë lidhje është kriza ekonomike në Greqi, e cila përveq që realisht i shpërqendroi, u krijoi pozicion shumë më të mirë tek bashkësia ndërkombëtare. Ata kuptuan se janë bombë e kurdisur në duart e BE-së, e cila nëse shtypet shumë do të shpërthejë, do të ketë dëme të mëdha, do të ketë të djegur, viktima…Dhe kuptuan se për këtë shkak askush nuk guxon t’i prekë rreth ose t’ju bëj presion rreth çështjes së emrit. E dyta, shikojnë se presioni në tërësi është në anën tonë dhe e presion verdiktin nga kjo. Shpresojnë se ose ne do t’i pranojmë kushtet e tyre nën presion ose do të vijnë kohëra t tjera me politikanë të tjerë, nga të cilët kanë premtim të qartë se në mënyrë eksprese do ta zgjidhin problemin. Kjo në mënyrë eksprese, nënkuptohet në dobi të kujt do të jetë dhe për këtë janë komodë. Pse atëherë Greqia në një situatë të këtillë do të shpejtonte me zgjidhjen?
Shpresoj se dikush në mënyrë të argumentuar do të më përgënjeshtrojë për këtë, përfshirë edhe Greqinë.

Vallë u intereson verdikti i padisë në Hagë?

– Ju intereson, por jo shumë, sepse nëse e humbin kontestin, nuk planifikojnë ta respektojnë vendimin e gjyqit. Llogarisin se situata aktuale në të cilën ndodhen do t’ua mundësojë këtë.

Paradokohe në shtyp u paraqitën analiza në drejtim që Maqedonia do të bëjë në të gjitha variantet, gjegjësisht nëse e merr, nëse e humb ose nëse zgjidhja është gjysmake…

– E pash këtë. Ato janë analiza paushale, të dala edhe nga ndonjë brifer, i cili duke dashur të potencohet, kinse kupton shumë, ose është i mirë informuar, vetëm na bën dëm si shtet.

Në bashkësinë ndërkombëtare mbizotëron opinioni se ne jemi pala fajtore, e tillë është përshtypja.

– Po, ne jemi fajtorë që nuk duam të pranojmë propozime, të cilat me siguri do të bien në referendum.

Por, nëse, megjithatë edhe pushteti edhe opozita mbeten prapa një propozimi, a mendoni se kjo do të kalojë në referendum?

– Opozitës, askush nga ata që emri dhe identiteti u intereson nuk i beson reth kësaj çështje, tërësisht e humbën kreditin me procedurat në të kaluarën. Neve pjesërisht akoma na besojnë, sepse jemi të vëmendshëm na besojnë, por duke shikuar nën çfarë presioni jemim, me siguri do të kenë rezervë gjatë çfarëdo qoftë angazhimi tonë për zgjidhje në të kaluarën.

Megjithatë, nëse vihet deri në referendim, a do ta shprehni ju qëndrimin tuaj?

Po, do ta shprehim qartë.

A mendoni se njerëzit nuk do t’ju përcjellin?

Varet çka do të ofrojmë. Nëse ka mjaft argumente do të na përcjellin, nëse nuk ka nuk do të na përcjellin. Është evidente, nga të gjitha hulumtimet e mendimit publik, të cilat kanë qenë të shumta, anëtarësimi në NATO dhe fillimi bisedimeve për anëtarësim në BE, nuk janë argument i mjaftueshëm për shumicën e qytetarëve. Në këtë 20 vite, populli mësoi shumë për këtë çështje dhe kjo është një ndër çështjet, për të cilar politikanët nuk munden kushedi se sa të ndikojnë. Kjo është ajo që nuk mund të kuptojnë pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Në bazë nëse mendohet mirë dhe logjikisht është që populli të mos u besojë politikanëve rreth kësaj çështje, e sidmos jo pushtetit, cilido qoftë në qeveri, sepse qeveria është nën presion të vazhdueshëm dhe mund të sjellë vendim të gabuar, me vetëdije ose pa vetëdije. Duke pasur parasysh se për këtë çështje opozitën nuk e vendosin aspak në matematikë, ndoshta më tepër për shkak të raportit të saj kalkulues dhe perceptimit se ata do të pranin gjithçka vetëm që t’u pëlqejnë të huajve, qytetarëve u mbetet më shumë të mbështeten në trurin e tyre, gjykim dhe mirëkuptim të gjërave. Mediat, ose një pjesë e madhe e tyre, sa i përket kësaj çështhe, që moti janë dëshmi se kanë ndikim përfundimisht të kufizuar mbi shumicën e qytetarëve.
Unë në thelb mendoj se është e drejtë që qytetarët për këtë të mos i dëgjojnë politikanët, madje as pushtetin, për shkak se politikanët janë të ndryshueshëm, një ditë nuk do të jemi, ndërsa vendimet nëse janë të gabuara do të mbeten dhe do të duhet të gjithë të jetojnë me këtë. Për këtë duhet gjithkush mirë t’i dëgjojë të gjithë politikanët, të gjitha mediat, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare,…të gjithë, të dëgjojnë të gjitha argumentet dhe pro edhe kundër dhe në fund vetë të gjykojnë me kokë të tyre të vendosin si do të votojnë.

A jeni optimist ose pesimist se do të zgjidhet problemi me emrin së shpejti?

– Nëse vazhdon kjo taktikë e disa individëve nga bashkësia ndërkombëtare të presionit të pabalancuar do të thoja se unë jam më shumë pesimist. Në situatë të këtillë komode, Greqia nuk ka interes të zgjidhet çështja me kompromis të mençur. Atyre Greqia do të vazhdojë t’u shesë rrëfim se shumë po përpiqen, se jemi shumë afër, ndërsa ata do ta rrisin presionin ndaj neve, i cili, madje, edhe më fuqishëm do të na largojë nga qëllimi, siç flisja në fillim.

Sa dëm të madh do të kemi nëse e humbim rekomandimin?

– Do të kemi dëm, edhe pse përfitimi kryesor nga rekomandimi është nëse negociatat fillojnë dhe bëhemi anëtare e BE-së. Kjo nuk është për shkak të gjithë asaj që e thashë deri më tani.

Kur prisni të kemi takim të ardhshëm me kryeministrin grek?

– Nuk e di, unë jam i gatshëm në çdo kohë, por megjithatë aspak nuk është e rëndësishme deri sa takimet pala tjetër i shfrytëzon që të tregojë para anëtareve të Unionit dhe SHBA-së se po përpiqet dhe se i nevojitet ende kohë që ta zgjidhë këtë dhe kuptohet deri sa këtë rrëfim ia blejnë duke besuar në të ose duke u bërë se besojnë në të, njësoj.

Dëgjuam shumë reagime negative në revanshizmin Tuaj ndaj konferencës për shtyp të komisarit Fyle. Si i përjetoni?

– Nuk jam i sigurt se ka tepër reagim negative për këtë. Por, unë para shumë kohësh u mësova se në Maqedoni ekzistojnë struktura politike dhe mediale të cilët për “herezi” e shpallin çdo mendim të ndryshëm nga ajo në të cilën ka qenë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, qoftë ajo edhe ndonjë organizatë e margjinalizuar joqeveritare e huaj dhe të cilët konsiderojnë se pa kundërshtim duhet të pranohet gjithçka, ndërsa nëse mundet edhe vetë ta shtojmë fajin, që të na duan. Mendoj se kjo është e gabueshme. Duhet haptazi t’i shprehim mendimet dhe pozicionet tona. kjo është në frymën e demoracisë e cila për BE-në është në krye të prioriteteve. Nëse mundet brenda në BE çdo ditë të ketë debate dhe mendime të ndryshme për çështje të ndryshme nga të gjitha llojet e politikave, nëse atje ka për gjithkend gjithçka mendime dhe argumente të ndryshme dhe të kundërshtuara, kujt do t’i ngjajmë ne, ndërsa edhe çka do të arrijmë nëse për gjithçka përgjigjemi me “po, ashtu është”, madje edhe kur në mënyrë të ndryshme jemi të bindur për probleme të caktuara. Çdo dialog i hapur është më i dobishëm se sa heshtja dhe shtresimi i frustracioneve tek ne. Ndonjëherë kjo nuk mund të ndihmojë, por ndonjëherë mund të ndihmojë. Është e rëndësishme se jemi të sinqertë para vetes dhe para Zotit. U mbytëm nga puna. ka edhe rezultate, edhe pse jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë, por për aq periudhë pas neve është bërë maksimumi. E dimë se e dinë këtë. Për shkak se shumica prej tyre në biseda joformale këtë edhe na pranojnë. Madje një funksionar i lartë i BE-së joformalisht më tha se shpresojnë se së shpejti do të zgjidhet çështja për emrin, se veçmë nuk e dinë se çka të zbulojnë që ta pumojnë pa hapje të negociatave dhe skriningut, prej të cilave duhet të dalin reforma të reja. Kjo është e sinqertë që ma tha. Por, jokorrekte është që disa eprorë të tij ta thonë të kundërtën. Përfaqësues të tjerë të KE-së të njejtën ia kanë thënë edhe ministrit Ivo Ivanovski, vetëm para ca javëve, dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë kanë dëgjuar komente të këtilla. Për këtë arsye, unë them, nëse je i sinqertë para vetes dhe para Zotit, e vërteta dhe drejtësia duhet të vijnë.

Reaguat edhe ndaj asaj që nuk ishte mbiemri “maqedonas”. Këtu, megjithatë, nga të gjithë morët mbështetje…

– Ajo që po ndodh me anashkalimin e shkrimit të emrit të gjuhës edhe atë nga ana e BE-së, kuptohet nën presionin e Greqisë, është përgjigjia më e mirëtë cilët publikisht na bindin se ky kontest nuk ka qenë për identitetin, por vetëm për emrin. Me një gjest të këtillë Komisioni Evropian drejtpërdrejt përzihet në kontestin, gjegjësisht, në pjesën, të cilën siç vetë ata thonë vallë, nuk është pjesë e kontestit, gjuhës dhe kombësisë, me çka vetë i kodifikoi sjelljet e Greqisë.

Pamë edhe shumë reagime për pyetjen e parashtruar të gazetarit Borjan Javanovskit. Si e ndjeni ju këtë?

“Unë nuk do ta kisha komentuar këtë çështje të ish-gazetarit, për të cilin të gjithë habiten se si është gjetur në sallën e pres-konferencave të Komisionit, dhe si pikërisht ai e ka pasur të drejtën ekskluzive të parashtrojë pyetje, e jo edhe gazetarët tjerë në sallë nga Maqedonia, por edhe kjo flet mjaft për temën e transparencës dhe lirisë së mediave, por edhe për standardet të cilat duhet t’i ndjekim. Por, megjithatë nëse nuk ishte ai me siguri do ishte dikush tjetër i cili është i interesuar që të shfrytëzojë mjete nga fondet e BE-së për projekte lidhur me mediat. Duke pas parasysh se personi i përmendur është i njohur në opinionin maqedonas dhe i përfshirë në seri skandalesh dhe thashethemesh, unë do të përmbahem nga komenti. Është e qartë se paraprakisht çështja e porositur ishte në funksion për përgatitje të terrenit për vitin e ardhshëm për tërheqjen e rekomandimit, përderisa deri atëherë nuk zgjidhet kontesti për emrin”.

Pse pikërisht tani dhe në këtë mënyrë u është e nevojshme kjo?

“Dy vite me radhë nga BE-ja në mënyrë të hapur dhe të qartë flasin se problemi kryesor dhe i vetëm për mosfillimin e negociatave është problemi i pazgjidhur me emrin, dhe jo diçka tjetër. Tani, çështja është se si të na shtypin me akuza se nuk po bëjmë reforma të mjaftueshme, kur paraprakisht është thënë se vendi ka ardhur deri në nivel të duhur për fillimin e negociatave, dhe duhet të zgjidhet vetëm edhe emri. Është e pakëndshme të ndalen pas krimit në “merimangë” pra shfrytëzohen fraza të përgjithshme nga lloji i brengosjes për lirinë në media, dhe kërkohen gabimet jashtë nga ky rast, të cilat nuk është lehtë të gjenden, ndërsa të jenë të mëdha dhe serioze, ose të mos jenë të rishpallura, ose të mos jenë edhe në shumicën e vendeve të Unioni. Po dëgjojmë edhe fraza nga lloji se kanë ngelur disa procese të reformave, ndërsa nuk kemi dëgjuar shembuj serioz se cilat janë ato. Mendoj se nëse nuk ma duan në Union më e ndershme është të thonë “Nuk ju duam” ose “Zgjidheni problemin me Greqinë atëherë lajmërohuni”. Kjo sado që të jetë parimore, shumë më shumë secili do ta respektojë për shkak të sinqeritetit, sesa këtë lloj të dukshëm të padrejtësive me probleme të menduara ose ritheksimin e tyre, dhe njerëzve të cilët i bashkojnë ditën dhe natën me punë të reformave dhe përparimit për tu folur se punojnë me gjysmë zemre. Kjo përfundimisht është e padrejtë

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *