Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Maqedonia e gatshme t’i fillojë negociatat me BE-në, është e drejtë dhe korrekte që kjo t’i mundësohet

Gruevski: Maqedonia e gatshme t’i fillojë negociatat me BE-në, është e drejtë dhe korrekte që kjo t’i mundësohet

17 tetor-“Kujdes i veçantë do t’i kushtohet reformave në gjyqësi, administratës publike, luftës kundër korrupsionit, shoqërisë informatike dhe mediumeve, mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe rritjes së zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, tha Gruevski.

Pas më pak se një javë pas kumtimit të pakos për zgjerim të Bashkimit Evropian dhe në prag të takimit të dhjetorit të Këshillit të BE-së, sot në Shkup, përfaqësues nga rajoni dhe nga Unioni debatojnë për sfidat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet nga rajoni, përfshirë edhe Maqedoninë, deri në raportin e ardhshëm për përparimin, duhet të fokusohen në reformat në gjyqësi dhe administratën publike, lirinë e të shprehurit, përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit dhe rikuperimit të qëndrueshëm ekonomik. Këtë porosi në konferencën me temë “Sfidat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor” e bëri Stefano Sanino, sekretar i përgjithshëm i Drejtorisë prë zgjerim të BE-së, i cili vlerësoi se viti i kaluar ishte i mirë për procesin e eurointegrimit të rajonit.

Sanino tha se rekomandimi i përsëritur për Maqedoninë tregon se Brukseli i njeh përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa përfitimet pranohen dhe mbështeten. Shfaqi shpresë se Maqedonia së shpejti do të fitojë datë për fillim të negociatave.

Kryeminsitri Nikolla Gruevski tha se rekomandimi i ripërtërirë është mirënjohje për kontributin e Qeverisë dhe të gjithë qytetarëve në rezultatet e realizuara gjatë vitit të kaluar dhe se dakordohet me konstatimin e Komisionit se fillimi i negociatave me Maqedoninë do të ndikojë pozitivisht ndaj reformave, në zhvillimin e ekonomisë, ndaj marrëdhënive ndëretnike, ndaj përmirësimit të mundësive për të arritura të reja vlerësuese, për ne dhe për tërë rajonin.

Punët të cilat varen nga ne, theksoi Gruevski, i përmbushim në vazhdimësi dhe pa kompromis. “Jam i bindur se Maqedonia në këtë moment ka kapacitet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, dhe do të jetë e drejtë dhe korrekte që kjo t’i mundësohet”, theksoi kryeministri i Maqedonisë.

Por, shtoi, Maqedonia po përballet edhe me një sfidë të madhe, padrejtësi të llojit të vet ë cilën po ia shkakton vendi fqinj-anëtar i BE-së, të cilën e respektojmë he ndaj së cilës nuk kemi asgjë kundër.

“Ajo prej nesh kërkon ta ndryshojmë emrin dhe identitetin, në mënyrë që t’i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE në popuj të lirë. Edhe krhas tërë këtij absurditeti në kontestin me emrin, Maqedonia është edhe aktive edhe konstruktive në dallimet rreth emrit, të cilat po zhvillohen nën patronatin e KB-së. Ajo që nevojitet, është që edhe pala greke në mënyrë ktive dhe konstruktive të kontribuojë në bisedimet, me qëllim që pa shtyerjen e mëtutjeshme, të gjendet zgjidhje bashkarisht e pranueshme, e cila nuk fo ta dëmtojë vwetëidentifikimin nacional, gjuhësor dhe kulturor as të popullit të Maqedonisë, e as të popullit grek”, tha Gruevski.

Angazhimi i Qeverisë është i qartë, theksoi kryeministri, do të vazhdojë me reformat dhe me dërgimin e rezultateve konkrete për avancimin e mëutjeshëm të shkallës së zbatimit të standardeve të BE-së në shoqërinë e Maqeodnisë, ndërkaq për shkak të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

“Kujdes i veçantë do t’i kushtohet reformave në gjyqësi, administratës publike, luftës kundër korrupsionit, shoqërisë informatike dhe mediumeve, mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe rritjes së zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, tha Gruevski.

Sanino dhe kryeminsitri Gruevski patën takim pas përfundimit të pjesës së parë të konferencës. Fjalime në tubim patën edhe ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Poposki dhe RIçard Houit, raportues për Maqedoninë në PE. Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, Kroacia. Zëvendëskryeministri serb për eurouintegrime, Bozhidar Gjeliq në moment të fundit e anuloi pjesëmarrjen

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *