Home / Sport / Hajredini, talenti që premton shumë

Hajredini, talenti që premton shumë

Strugani Agon Hajredini mahnit me talentin e tij, ndërsa sipas parashikimeve premton të rritet në futbollist shumë kualitativ. Për moshën e re, dallon me dhunti të mëdha futbolli ndërsa posedon nuhatje të jashtëzakonshme për golin. Vetë Agoni ëndëron që të bëhet futbollist i njohur, ndërsa shpreson që një ditë të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit.

Shqiptarët gjithmonë në mesin e tyre kanë patur talent të madh për sport në përgjithësi dhe për futboll në vecanti. Ky sport, që njihet si ‘puna më e rëndësishme në botë’, sigurisht që edhe te ne është sporti numër 1 dhe prej këtu nuk habit fakti që pjesa më e madhe e të rrinjëve orientohen në këtë drejtim. Struga vazhdimisht ka sjellë futbollistë të shquar që kanë bërë emër të madh në Maqedoni dhe më gjërë, ndërsa duke shikuar të rrinjtë duket se do të vazhdojë këtë rritëm edhe në të ardhmen. Në mesin e shumë futbollistëve të rrinjë dhe të talentuar, sikur të imponohet talenti i jashtëzakonshëm i Agon Hajredinit, i cili me të vërtetë të befason me dhuntitë e tij për futboll. I lindur më 06.05.2000 në një familje futbollistësh në fshatin Ladorisht, Agon Hajredini sikur e kishte të imponuar futbollin, megjithse që në moshën më të hershme të tij tregoi dashurinë e madhe për sferën (topin e futbollit). Në moshën 6-të vjecare Agoni filloi të mësojë fshehtësitë e para të këtij sporti, duke ushtruar te skuadrat strugane Vllaznimi dhe Karaormani. Sipas asaj që është duke treguar për momentin, shumë njohës të mirë të futbollit Agonit i parashikojnë karrierë të ndritshme prej futbollisti. ‘Futbollin e dua shumë. Kënaqem kur luaj futboll, qoftë me shokë, në stërvitje apo në ndeshjet që kemi me skuadrën. Ëndër e kam që një ditë të bëhem futbollist i shquar, të luaj për Shqipërinë dhe për t’ia kaluar babit tim’, shprehet Agoni, i cili është i biri i Axhi Hajredinit. Emër ky i njohur për këto treva, pasi ka luajtur në disa skuadra në Maqedoni si Flamurtari i Ladorishtës, Karaormani i Strugës, Voska e Ohrit, Shkëndija e Tetovës dhe disa klube tjera. D.m.th. tradita e futbollit në familjen Hajredini është e pranishme dhe Agonit të vogël i mbetet vetëm të vazhdojë këtë rrugë, me shpresë për ta ngritur në një nivel më të lartë. I shkëlqyeshëm në shkollë, i qetë dhe i shoqërueshëm me shokët e tij, Agoni në terenet futbollit është një ‘mankth’ i vërtetë për kundërshtarët, ndërsa me depërtimet dhe stilin e tij të lojës ka fituar nofkën ‘Messi i Strugës’. Kualitetet e tij nuk mbetën pa u vërjetur edhe nga trajner të tjerë, kështu që me kërkesë të Bedri Saliut, Agoni në muajn prill i’u bashkua KF Skupit në turneun më të madh botëror ‘Trofeo Mediterano’ që zhvillohet në Barcelonë. KF Skupi e udhëhequr nga golashënuesi dhe kapiteni Agon Hajredini arriti të bëjë befasi të madhe duke fituar vendin e parë, ndërsa ‘Messi i Strugës’ ishte autor i 9-të golave. Ai kështu arsyestoi ftesën e trajnerit Saliu për të qenë pjesë e KF Skupit në këtë turne, ndërsa njëkohësisht konfirmoi në suaza ndërkombëtare talentin e tij të padiskutueshëm. Agon Hajredini është tifoz i madh i Messit, por pëlqen edhe të tjerë si Ronaldinjo, Ronaldo e të tjerë, ndërsa prej shqiptarëve në vend të parë ka luftëtarin e madh Lorik Canën. Skuadra e preferuar e Agonit është Milani i Italisë, ndërsa ëndër për vogëlushin strugan është që një ditë të luajë për përfaqësuesen e Shqipërisë. Dhe sipas asaj që thonë trajnerët e tij, Agonit i mbetet vetëm të punojë me përkushtim, ndërsa në saje të talentit që posedon, atë e pret një karierë e bujshme prej futbollisti.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *