Home / Lajme / Maqedoni / Hamarberg: Regjistrimi nuk duhet të politizohet

Hamarberg: Regjistrimi nuk duhet të politizohet

8 tetor-“Nuk duhet të jetë e domosdoshme të ketë tjetër mekanizëm, madje nuk duhet të ketë nevojë as për procese gjyqësore, por thjeshtë të pranohet regjistrimi i këtyre organizatave. Në rastin me Greqinë thjeshtë nuk respektohen vendimet e gjyqit të Strasburgut”, shtoi ai

Është shumë keq nëse një punë teknike, siç është numërimi i njerëzve politizohet, deklaroi Tomas Hamarberg, komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, në intervistën për MIA-n dhe Dnevnik.

“Kjo duhet të evitohet, posaçërisht në vend siç është Maqedonia ku ka minoritete të mëdha dhe ku kishte tensione midis kësaj shumice dhe pakice të popullatës. Sinqerisht shpresoj se bashkësia ndërkombëtare nuk do të duhet të kyçet në këtë. Kjo është me të vërtetë test për pjekurinë e demokracisë së Maqedonisë të zbatojë regjistrim pa probleme”, u përgjigj Hamarberg.

Ai theksoi se në shumicën e vendeve në Evropë regjistrimi veçmë nuk është diçka kontraverse, por bëhet fjalë për organizim teknik të zbatohet në mënyrën që do të mundësojë shumë rezultate të sakta. Sepse, theksoi ai, politizimi i regjistrimit duhet të shmanget.

Për atë se cili është qëndrimi i tij për situatën me minoritetet në Maqedoni, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të romëve të cilët për momentin janë të penguar në njëfarë mënyre lirshëm të udhëtojnë në Evropë me liberalizimin e vizave, Hamarberg pranoi se bëhet fjalë për çështje të komplikuar.

“Kjo është çështje komplekse. Bashkimi Evropian është përgjegjës për këtë. Por është fakt se ata e duan liberalizimin e vizave dhe njëkohësisht frikësoheshin nga ajo. Në situatë kur ka shumë ksenofobi në vendet e BE-së, ata frikësohen se liberalizimi i vizave do të shfrytëzohet nga romët që të shkojnë në vendet e BE-së. Për këtë debatohet. Por parimi jonë është se romët duhet të jenë si edhe gjithë të tjerët. Nuk ka kategori të dytë njerëzish. Nuka na pëlqen pengimi i romëve që të udhëtojnë. Por porblem tjetër është ajo që romët nuk trajtohen gjithkund mirë dhe kjo është një prej arsyeve që ata dëshirojnë të gjejnë mundësi për jetë më të mirë në vend tjetër”, tha Hamarberg.

Konkretisht për pozitën e romëve në Maqedoni thotë se ai dhe Byroja e tij ka ngritur çështje për romët e ardhur nga Kosova, me ç’rast ai rekomandoi që Maqedonia të ndërmerr hapa që t’i naturalizojë dhe ata të bëhen qytetarë të Maqedonisë.

Lidhur me të drejtë e vetëpërcaktimit të identitetit të minoriteteve dhe gjendja e minoritetit maqedonas në vendet fqinje, si Bullgari dhe Greqi, Hamarberg thotë se këtë çështje çdoherë e përfshin në raportet e tij.

“Ka raste ose në procedurë gjyqësore dhe raste të përfunduara gjyqësore. Zakonisht bëhet fjalë për njohje të organizatave dhe njohje të së drejtës së tyre që të regjistrohen. Planifikoj së shpejti të udhëtojë në Bullgari, madje tani nuk do të flisja shumë për këtë para se të shkojë. Lidhur me Greqinë, më vjen keq që nuk i pranon vendimet e Gjyqit të Strasburgut për mundësim të regjistrimit të organizatave”, theksoi Hamarberg.

Komisari për të drejtat e njeriut konsideron se nuk duhet të ketë mekanizëm tjetër që të detyrohen këto vende t’i respektojnë vendimet e Gjyqit të Strasburgut.

“Nuk duhet të jetë e domosdoshme të ketë tjetër mekanizëm, madje nuk duhet të ketë nevojë as për procese gjyqësore, por thjeshtë të pranohet regjistrimi i këtyre organizatave. Në rastin me Greqinë thjeshtë nuk respektohen vendimet e gjyqit të Strasburgut”, shtoi ai.

Lidhur me incidentet me romët në Bullgari dhe se nëse ato mund të kenë implikime edhe ndaj minoriteteve tjera në vend, Hamarberg thotë se nuk duhet të lidhur të dy gjërat.

“Nuk jam i sigurt se ka lidhje midis këtyre dy gjërave. Më i ndryshëm është problemi me maqedonasit, myslimanët dhe romët. Problemi është i natyrës më të ndryshme”, theksoi Tomas Hamarberg në intervistën për MIA-n dhe Dnevnik

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *