Home / Lajme / Rajon / Hasani “më i fortë” se KFOR-i

Hasani “më i fortë” se KFOR-i

25 tetor-
Ai iu ka thënë policëve se është nisur të marrë rërë te barrikada, ngase biznesi i mbetur në veri të vendit, e ka bllokuar atë dhe se nuk ka nga t’ia mbajë.

Atë që nuk ka mundur ta bëjnë ushtarët e NATO-s tash e disa javë, ka tentuar ta bëjë një qytetar i Mitrovicës në mesditën e së hënës. Pajazait Hasani me ekskavatorin e tij ka mësyrë veriun e Kosovës, përkatësisht barrikadën që gjendet tek ura e Ibrit në veri të Mitrovicës, për ta hequr atë.
Me t’u afruar tek ura, Hasani ka ndalur ekskavatorin dhe është ndalur para policëve, të cilëve iu ka treguar arsyen se pse ia ka mësyrë veriut. Barrikadës që ia “kishte vënë syrin Hasani”, ushtarët e KFOR-it nuk kanë tentuar ta largojnë ende, ndonëse pranë saj, ditë e natë qëndrojnë ushtarë, policë të EULEX-it e policë të Kosovës, shkruan Zëri.

“Po dua të shkoj ngase e kam kompaninë atje, kam kredi në bankë e nuk po mund ta paguaj, i kam kamionët e po shkoj po e liroj rrugën deri në Leposaviq”, iu ka thënë Hasani policëve, të cilët kanë penguar më pas rinisjen e tij drejt urës.

Ai iu ka thënë policëve se është nisur të marrë rërë te barrikada, ngase biznesi i mbetur në veri të vendit, e ka bllokuar atë dhe se nuk ka nga t’ia mbajë.

Policët në mënyrë të qetë e kanë ndaluar Pajazitin rreth të 40-tave, dhe e kanë shoqëruar atë për në stacionin policor, ndërsa pas marrjes në pyetje, sipas zëdhënësit të Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ai është liruar për në shtëpi.

Ekskavatori i Pajazit Hasanit ka qëndruar tek ura për disa minuta kur atë ka ardhur dhe e ka larguar një i afërm i tij. KFOR nuk ka reaguar në këtë situatë, por as nuk ka reaguar kur pranë barrikadave në veri të Kosovës përfshirë edhe barrikadën tek ura mbi Ibër janë parë rreth 50 qytetarë rusë, të cilët po bënin lutje në përkrahje të banorëve serbë të veriut të Kosovës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *