Home / Sport / Hasani pranë rikuperimit, ‘Buba’ të hënën nis me stërvitje

Hasani pranë rikuperimit, ‘Buba’ të hënën nis me stërvitje

‘Për një futbollist gjëja më e keqe është të qëndrojë në tribunë deri sa shokët e skuadrës luajnë. Mirëpo të pastrojmë disa dilemma. Është e qartë se Shkëndija është në krizë të thellë, mirëpo edhe më e qartë është se ekipi ka kualitet të pakontestueshëm. Për këtë unë besoj se shumë shpejt do të jemi në nivelin tonë të njohur. Apeloj te të gjithë tifozët tanë, posaçërisht te ‘Ballistët’ që në asnjë moment mos dyshojnë në kualitetin dhe angazhimin tonë. Vetëm duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe nuk dyshoj në një tjetër sezon të suksesshëm’, deklaroi mes tjerash futbollisti i Shkëndijës Ferhan Hasani.

Shkëndija ka hyrë në krizë të thellë të rezultateve dhe duket se në skuadër ndjehet shumë mungesa e Ferhan Hasanit. Numri 10-të i Shkëndijës pësoi lëndim në takimin e Maqedonisë U 21 kundër Serbisë, duke u detyruar për një kohë të qëndrojë jashta tereneve sportive. Pas kontrolleve mjekësore, përveç terapisë së detyrueshme, Hasanit i është rekomanduar pushim absolut në ditët në vijim. Kështu ‘Buba’ deri të dielën bën plot 20-të ditë jashta futbollit, ndërsa nga e hëna do t’u bashkohet shokëve të skuadrës në seancat stërvitore. ‘Deri të dielën do të vazhdoj të pushoj, ndërsa të hënën kthehem në ekip. Ka qenë e vështirë për mua të jem jashta fushave të futbollit, mirëpo lëndimet janë pjesë e profesionit tonë dhe duhet të pajtohemi me këtë. Për momentin ndjehem më mirë, ndërsa shpresoj që deri të hënën të jem maksimalisht i shëruar’, sqaron gjendjen e tij Hasani, i cili pranon se lëndimi erdhi në moment të keq. ‘Vërtet momenti i dëmtimit ishte i keq. Luajta mirë kundër Serbisë, ndërsa lëndimi më pengoi të jem pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë kundër Sllovakisë. Pos kësaj humba takime të rëndësishme në fanellën e skuadrës sime Shkëndijës’. Hasani përkundër fatit të keq me lëndimin, sqaron se gjërat janë duke ecur mirë për të. ‘Detyrohem të jem i kënaqur, pasi vazhdimisht jam pjesë e përfaqësueseve të Maqedonisë, që më bën të mendoj se jam duke bërë mirë punën time. Shpresoj që të rrikthehem edhe më në formë, për të ndihmuar Shkëndijën dhe për të qenë edhe më tej në përfaqësuese’, pohoi ‘Buba’. Numri ‘10’-të i Shkëndijës më tej tregon se sa e vështirë ishte për të për të ndjekur ndeshjet e Shkëndijës nga tribuna. ‘Për një futbollist gjëja më e keqe është të qëndrojë në tribunë deri sa shokët e skuadrës luajnë. E kisha të vështirë të qëndroj anësh, pa mundur t’i ndihmoj ekipit. Ndërkohë kemi hyrë në një seri negative e cila sjell edhe presion të vazhdueshëm. Kundër Teteksit kam vuajtur shumë pasi gjërat që në fillim rrodhën kundër neve, ndërsa deri në fund nuk arritëm të rrikthehemi. Ishte një disfatë që dhemb, por futbolli sjell gjëra të këtilla dhe ne duhet të çojmë kokën lart dhe të shikojmë para’, sqaron Hasani. Mirëpo ‘Buba’ beson fuqishëm në potencialin e skuadrës së Shkëndijës dhe paralajmëron se kampionët në vazhdim të kampionatit do të rikthehen dhe do të luajnë në stilin e tyre të njohur. ‘Të pastrojmë disa dilemma, është e qartë se Shkëndija është në krizë të thellë, mirëpo edhe më e qartë është se ekipi ka kualitet të pakontestueshëm. Për këtë unë besoj se shumë shpejt do të jemi në nivelin tonë të njohur. Apeloj te të gjithë tifozët tanë, posaçërisht te ‘Ballistët’ që në asnjë moment mos dyshojnë në kualitetin dhe angazhimin tonë. Garantoj në emër të të gjithë bashkëlojatërëve se në çdo ndeshje japim atomin e fundit të forcave tona dhe së shpejti do të vijnë edhe rezultatet. Vetëm duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe nuk dyshoj në tjetër sezon të suksesshëm’, apeloi numri ‘10’ i Shkëndijës, Ferhan Hasani, i cili pyetjes rreth të ardhmes së tij i’u përgjigj shkurt. ‘Për momentin s’ka asgjë në atë drejtim. Jam i koncentuar te Shkëndija, ndërsa kur të vijë ndonjë ofertë të gjithë do të njoftohen në kohë’.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *