Home / Lajme / Maqedoni / Historianët shqiptarë i shkruajnë Fyles

Historianët shqiptarë i shkruajnë Fyles

31 tetor-Ne në vazhdimësi që nga marsi i këtij vitit kemi reaguar në mënyrë të argumentuar dhe shkencore për ato të metat dhe qëllimet që kanë librat e historisë në Maqedoni, me një letër të hapur i jemi drejtuar edhe kryeministrit Nikolla Gruevski, ne atë periudhë zv/kryeministrit Abdylaqim Ademi, zyrës evropiane, zyrës së OSBE-së, por përgjigje 5-6 muaj nuk kemi nga ai reagim i jonë, ndërsa tani vetëm e ripërsërisim edhe një herë kërkesën tonë”, u shpreh Skënder Asani, Shoqata e Historianëve shqiptarë

Shoqata e Historianëve shqiptarë në një letër drejtuar komisionarit për zgjerim Shtefan Fyle, shprehën shqetësimin për trajtesën skajshmërisht jo reale dhe të shtrembëruar, sipas tyre, të historisë së popullit shqiptarë nga ana e institucioneve shtetërore të Maqedonisë. Historianët gjithashtu shprehën indinjatën për siç thonë, ‘maqedonizimin’ në mënyrë të dhunshme të gjithçkaje shtetërore, që sipas tyre haptazi bën segregacionin e popujve të Maqedonisë, duke i nxjerrë maqedonasit si sovranët e vetëm të këtij shteti dhe duke minimizuar rolin e shqiptarëve. Sipas tyre, letra e sotme është vetëm ripërsëritje e reagimeve të shumta si ndaj institucioneve të brendshme por edhe ndërkombëtarë, që në periudhën e kaluar kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Kjo tendencë që e kishte zanafillën qysh në kohën e elaborateve shoviniste të Ilija Garashaninit e Vasa Çubrilloviqit, të cilat në periudhën komuniste manifestoheshin në ombrellën e ‘vëllazërim-bashkimit’ jugosllav, sot po del në horizont si një recidiv anti-human dhe antihistorik, përmes mbështetjes institucionale të të ashtuquajturës ‘Enciklopedi maqedonase’, e cila ndonëse zyrtarisht gjoja u hoq nga përdorimi, ajo papengueshëm po e vazhdon jetën e saj”, deklaroi Mitat Shaqiri, Shoqata e Historianëve Shqiptarë.
“Ne në vazhdimësi që nga marsi i këtij vitit kemi reaguar në mënyrë të argumentuar dhe shkencore për ato të metat dhe qëllimet që kanë librat e historisë në Maqedoni, me një letër të hapur i jemi drejtuar edhe kryeministrit Nikolla Gruevski, ne atë periudhë zv/kryeministrit Abdylaqim Ademi, zyrës evropiane, zyrës së OSBE-së, por përgjigje 5-6 muaj nuk kemi nga ai reagim i jonë, ndërsa tani vetëm e ripërsërisim edhe një herë kërkesën tonë”, u shpreh Skënder Asani, Shoqata e Historianëve shqiptarë

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *