Home / Lajme / Maqedoni / Hovit: Viti i ardhshëm kyç për eurointegrimin e Maqedonisë

Hovit: Viti i ardhshëm kyç për eurointegrimin e Maqedonisë

12 tetor-
Hovit në debatin e sotëm të Komisionit për politikë të jashtme pranë Europarlamentit në virgjile para prezantimit të raportit të KE-së për Maqedoninë, theksoi se ngjarjet e lidhura me regjistrimin nuk guxojnë të ndikojnë në përkushtueshmërinë e Marrëveshjes së Ohrit, dhe se liria e mediave mbetet çështje kritike.

Viti i ardhshëm do të jetë kyç për Republikën e Maqedonisë që të demonstrojë impuls të ri në reformat për përgatitje për inkuadrim në BE, por vëmendje adekuate duhet t’i kushtohet arritjeve si dhe vërejtjeve në Raportin për progresin e vendit, thotë raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit.

Hovit në debatin e sotëm të Komisionit për politikë të jashtme pranë Europarlamentit në virgjile para prezantimit të raportit të KE-së për Maqedoninë, theksoi se ngjarjet e lidhura me regjistrimin nuk guxojnë të ndikojnë në përkushtueshmërinë e Marrëveshjes së Ohrit, dhe se liria e mediave mbetet çështje kritike.

Megjithatë, si raportues në BE ai theksoi se vendi nuk guxon të harrohet kur përparim lidhur me inkuadrimin në BE është shënuar në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Po takohemi një ditë pas Ditës kombëtare të vendit për shënim të kryengritjs kundër fashizmit dhe duhet të japim mirënjohje se sa larg ajo ka mbërritur, si dhe sa ende duhet të mbërrihet. Duke debatuar për raportin për përparim shpresoj se ne në Parlament do t’i bashkangjitemi eurokomisarit Fyle në drejtimin e kritikave në mënyrë konstruktive, njëkohësisht duke dhënë mirënjohje për progresin e arritur”, thotë Hovit.

Raportuesi për Maqedoninë në Europarlament u përqëndrua në tre sfera të posaçme për të cilat përmes pyetjeve kërkon dakordueshmëri nga eurokomisari Fyle. E para i deidkohet vërejtjes së Fyles të dhënë në konferencën me rastin e 10-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit në Shkup se “rekomandimi pozitiv nga Komisioni nuk guxon të merret joseriozisht”. Hovit madje kërkon nga Fyle të dakordohet se 12 muajt e ardhshëm do të jenë posaçërisht të rëndësishme për vendin që t’i përshpejtojë reformat dhe të vazhdojë të demonstrojë përparim në implementimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Ohrit, duke i pasur parasysh ndodhitë rreth regjistrimit.

Pyetja e dytë është në lidhje me lirinë e mediave për të cilën si edhe Fyke dakordohet se është çështje kritike. Sipas tij, angazhimi i zëvendëskryeministrit të punojë në implementimin e rekomandimeve nga përfaqësuesi për liri të mediave i OSBE-së është përgjigje e rëndësishme, e cila duhet të mbështetet në vend si edhe në Bashkimin Evropian.

Hovit me qëndrim edhe se Komisioni Evropian dhe Europarlamenti duhet të dërgojnë mesazh të fuqishëm për vazhdim të progresit të arritur në gjithë Ballkanin Perëndimor në takimin e ministrave për çështje evropiane që do të mbahet javën e ardhshme në Shkup, dhe Maqedonia, si vend nikoqire e këtij forumi, nuk guxon të harrohet në këtë proces

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *