Home / Lajme / Maqedoni / Hulumtim: Në Maqedoni ka tolerancë ndërfetare, por edhe njohje të pamjaftueshme të bashkësive fetare dhe religjioze Shkup, 7 tetor

Hulumtim: Në Maqedoni ka tolerancë ndërfetare, por edhe njohje të pamjaftueshme të bashkësive fetare dhe religjioze Shkup, 7 tetor

7 tetor-Ilina Mangova, projekt menaxhere tha se me këtë projekt punojnë në intensifikimin dhe për afrimin e lidhjeve midis mediave dhe bashkësive fetare me qëllim të përforcimit të vetëdijes publike për dallim religjioz dhe respektim të vlerave të huaja fetare dhe liria e fesë.

Në Maqedoni ekziston tolerancë ndërfetare, por ka njohje të pamjaftueshme për bashkësitë fetare dhe religjionet në vend. Gjashtëdhjetë për qind nga qytetarët e Maqedonisë konsiderojnë se ka tolerancë ndërfetare, ndërsa 50 për qind i njohin pesë bashkësitë kryesore fetare të përmendura në Kushtetutë.

Këto janë një pjesë nga rezultatet e hulumtimit në terren për qëndrimet religjioze dhe tolerancës ndërfetare në Maqedoni, të prezantuara në temë “Toleranca ndërfetare në Maqedoni” në organizim të Fondacionit Konard Adenauer dhe Institutit për demokraci “Societas Civilis”-Shkup.

Ilina Mangova, projekt menaxhere tha se me këtë projekt punojnë në intensifikimin dhe për afrimin e lidhjeve midis mediave dhe bashkësive fetare me qëllim të përforcimit të vetëdijes publike për dallim religjioz dhe respektim të vlerave të huaja fetare dhe liria e fesë.

“Konsiderojmë se duhet të punohet në njohjen e popullit për atë se cilat janë religjionet të cilat ekzistojnë në Maqedoni, duke pas parasysh se një numër i madh i popullsisë është fetar dhe ky aspekt është i nevojshëm duke marr parasysh karakterin multikonfesional të vendit”, theksoi Mangova.

Kryetari i Komisionit për lidhje me bashkësitë fetare Valentina Bozhinovska theksoi se mediat e kanë nëse jo atë kyç, faktorin themelor për atë se në një shtet do të thotë respektim i të drejtave fetare dhe të lira.

Ajo tregoi se përfundimisht është e nevojshme një analizë serioze brenda midis njerëzve që punojnë në mediat për atë që do të thotë bashkësi fetare dhe hierarki në të, siç tha, do të thotë nga dy anët një hapje.

“Gazetarët shpesh herë vijnë deri në portë të mbyllur. Do të kërkoj nga bashkësitë fetare të tregojnë se si punojnë brenda, të jenë më të hapur dhe më shumë të merren me punë humanitare në bashkësitë fetare se sa me problemet siç janë ato me BFI-në, me KOM-in etj. Propozoj që asnjëherë liderët fetar e as udhëheqësit kryesor në hierarki të mos dalin me përshtypjet e tyre n lidhje të mediave, por sektor i veçantë i cili do të jetë afër deri te gazetarët të cilët do të kenë informacione ditore”, theksoi Bozhinovska.

Me Këshillin ndërfetar që e kemi bërë, atë që e punon Komisioni dhe me raportin e Stejt departamentit amerikan, theksoi ajo, tregohet se respektohen të drejtat dhe liritë.

“Më shumë do të duhet të ketë kontakt midis liderëve fetar, kjo për ne si publik, shikues na mungon, të shikojmë çka është ajo që ata e vizatojnë, si axhendë e tyre e përbashkët për kontakte edhe më të mira dhe dialog edhe më të madh ndërfetar. Ligji respektohet dhe po implementohet. Mendoj se Maqedoni po shkon në një linjë më lart në lidhje të respektimit të të drejtave fetare dhe lirive”, shtoi Bozhinovska.

Boban Mitevski nga Kabineti i kryepeshkopit z.z. Stefan tha se toleranca religjioze në Maqedoni është në nivel të kënaqur, ka qenë çdoherë e mirë dhe dëshirat e tyre janë se vazhdimisht edhe më tej do të mbetet në atë drejtim.

“Shembullin që e japim si bashkësi fetare ose në bashkëpunim të përbashkët edhe në drejtim të tolerancës është shembull i cili mund të kenë zili jo vetëm vendet nga rrethina por edhe vendet nga Evropa. Në të kaluarën kishim një gjendje të padëshiruar ku kryepeshkopët në pesë bashkësitë religjioze kushtetuese gjetën forcë dhe e treguan nivelin e tyre të religjionit dhe njerëzimit dhe së bashku dolën me një deklaratë për qetësimin e gjendjes së tillë”, theksoi Mitevski.

Në lidhje me atë nëse pjesëtarët e bashkësive të ndryshme fetare e njohin fenë e të tjerëve ai tha se nëse flitet në drejtim të asaj çka del nga përfaqësuesit e bashkësive fetare – ata mirë e njohin, ndërsa nga drejtimi i asaj çka nënkupton fetarë atëherë të dhënat e tilla të cilat kanë dalë nga hulumtimi në disa drejtime ndoshta janë të sakta.

Hulumtimi është zbatuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”-Shkup në periudhë prej 20 gushtit deri më 30 shtator nëpër Maqedoni i kaploi 1.090 të anketuar.

Në konferencë në të cilën marrin pjesë liderë të bashkësive fetare nga Maqedonia, përfaqësues fetar dhe ekspertë nga Gjermania dhe Bosnja dhe Hercegovina, përfaqësues nga bashkësia akademike dhe nga mediat, është prezantuar video promovuese për bashkëpunim ndërfetar e cila do të dërgohet deri te të gjitha radio stacionet dhe televizionet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *