Home / Lajme / Maqedoni / I vrari në Çarshi, 16 vjeçari Husein B.

I vrari në Çarshi, 16 vjeçari Husein B.

29 tetor-Nga MPB sqarojnë se Kuzmanovski dje deri sa po mbyllte njërën nga dyert e objektit i është afruar Hysein B. me një mjet metalikë në dorë dhe është përpjekur ta godasë 67 vjeçarin, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë pistoletën që e ka poseduar me leje dhe e ka goditur të riun në pjesën e kokës

Husein B. i moshës 16 vjeçare, është personi të cilin dje në Çarshinë e Shkupit e ka vrarë roja e bujtores “Sharr”, 67 vjaçari Zhivko Kuzmanovski duke e qëlluar në kokë. Këtë sot e kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB sqarojnë se Kuzmanovski dje deri sa po mbyllte njërën nga dyert e objektit i është afruar Hysein B. me një mjet metalikë në dorë dhe është përpjekur ta godasë 67 vjeçarin, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë pistoletën që e ka poseduar me leje dhe e ka goditur të riun në pjesën e kokës. “Gjatë kësaj Hysein B. ka ndërruar jetw në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku i ndihmës së parë. Në vendngjarje ekspekrtizë kanë kryer SPB e Shkupit në praninë e Gjykatësit hetues dhe Prokurorit publik me urdhrin e të cilit kufoma është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga organet e rendit. Kuzmanovski është arrestuar dhe në vijim janë masat për zbardhjen e plotë të rastit,

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *