Home / Lajme / Maqedoni / Informacion i Komisionit antikorrupsion për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011

Informacion i Komisionit antikorrupsion për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011

31 tetor-“Disa media me mbulimin e lëshimeve dhe me mospagesën për shërbimet e tyre nga ana e organizatorëve të fushatës zgjedhore në afat të zbatimit të fushatës automatikisht paraqiten si donatorë të dukshëm ose të mbuluar të partive politike, ndërsa dallimet e mëdha mes vlerës së shërbimeve të dhëna dhe lëshimeve dhe kërkesave të papaguara janë dëshmi për donim joligjor, që dënohet me ligj, Nga mediat e observuara në këtë kontekst A1, Sitel dhe Kanal 5”, tha në konferencë për shtyp kryetari i KSHPK-së Voisllav Zafirovski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011 është bërë shkelje e ligjit lidhur me burimet e lejuara për financim të fushatës zgjedhore te LSDM-ja, e cila ka shfrytëzuar mjete nga kredia, që nuk u potencua si burim i lejuar ligjor për financimin e fushatës. Në këtë drejtim, me siguri do të vijojë padi penale për LSDM-në, por edhe për A1 televizionin dhe televizionet Kanal 5 dhe Sitel, si donatorë të dukshëm ose të mbuluar të partive politike gjatë fushatës.

Kjo thuhet në Informatën për zbatimin e rregullave ligjore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011 për çështje për të cilat është kompetente Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit (KSHPK), i cili për herë të parë nga formimi i saj në vitin 2002 do të parashtrohet deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

“Disa media me mbulimin e lëshimeve dhe me mospagesën për shërbimet e tyre nga ana e organizatorëve të fushatës zgjedhore në afat të zbatimit të fushatës automatikisht paraqiten si donatorë të dukshëm ose të mbuluar të partive politike, ndërsa dallimet e mëdha mes vlerës së shërbimeve të dhëna dhe lëshimeve dhe kërkesave të papaguara janë dëshmi për donim joligjor, që dënohet me ligj, Nga mediat e observuara në këtë kontekst A1, Sitel dhe Kanal 5”, tha në konferencë për shtyp kryetari i KSHPK-së Voisllav Zafirovski.

Sipas tij, pothuaj të gjiotha partitë politike të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në raportet e tyre financiare kanë pasur lëshime të ndryshme, për të cilat, tha, do të vijojnë padi penale, në pajtim me Kodin zgjedhor.

Këshilli për radiofuzion i Republikës së Maqedonisë, megjithatë, vlerëson KSHPK-ja, me regjistrimin e vetëm 47 për qind nga koha e harxhuar reale për fushatë mediale, nuk e ka realizuar deri në fund rolin në pengimin e financimit joligjor të fushatës

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *