Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Marrëveshja e Ohrit ofron parime serioze të cilat mund të zbatohen edhe në shtetet fqinje

Ivanov: Marrëveshja e Ohrit ofron parime serioze të cilat mund të zbatohen edhe në shtetet fqinje

7 tetor-“Ndoshta ka disa individë apo qarqe të pakënaqura, ndoshta akoma nuk është realizuar në tërësi sepse nevojitet kohë, thotë Ivanov, por shton, parimet e përmbajtura në marrëveshjen janë bartur në Kushtetutë, ligje dhe praktikë dhe kjo sot në Maqedoni është një realitet.

Marrëveshja e Ohrit si model ofron parime serioze dhe tashmë të verifikuara të cilat mund të zbatohen edhe në shtetet fqinje, në situata ku kemi popullatë heterogjene, ndërsa të tilla janë të gjitha shtetet ballkanike, dhe ku ndjehet nevoja për t’u përmirësuar mënyra e sjelljes së vendimeve në shoqëri, thotë presidenti Gjorge Ivanov në intervistën për gazetën ditore shqiptare “Gazeta shqiptare”.

Ai përkujtoi se kohë më parë u shënua 10-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit dhe se në shumë diskutime dhe tryeza të rrumbullakëta në përgjithësi është vlerësuar pozitivisht në raport me kuptimin dhe realizimin e saj.

“Ndoshta ka disa individë apo qarqe të pakënaqura, ndoshta akoma nuk është realizuar në tërësi sepse nevojitet kohë, thotë Ivanov, por shton, parimet e përmbajtura në marrëveshjen janë bartur në Kushtetutë, ligje dhe praktikë dhe kjo sot në Maqedoni është një realitet.

“Kjo marrëveshje tregoi se mund të sigurojë pjesëmarrje të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në sjelljen e vendimeve në nivel shtetëror, përkatësisht mundëson që të gjithë të ndjehen si pjesëmarrës në procesin politik, të mos ndjehen të lënë anash. Më pas, që është posaçërisht me rëndësi, procesi i sjelljes së vendimeve nuk humb në efikasitet, përkatësisht Maqedonia mbetet e aftë të zbatojë procese reformuese serioze dhe gjithpërfshirëse, të cilat janë të rëndësishme për përmirësimine saj të vazhdueshëm si shtet dhe si shoqëri, të cilat janë të rëndësishëm për zhvilliminekonomi dhe sigurinë juridike, dhe me atë të kryesojë në rajon”, thotë shefi i shtetit të Maqedonisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen për regjistrimin, i cili është në rrjedhë në Maqedoni, presidenti Ivanov potencon se regjistrimi është përgatitur sipas ligjit dhe rregullave të cilat janë plotësisht të harmonizuara me standardet evropiane, përkatësisht me ato të Unionit dhe në bashkëpunim të afërt me shërbimet e tij. Vendi ka përvoja shumëvjeçare me regjistrime të tilla, nënvizon Ivanov, dhe konsideron se procesi do të kalojë në mënyrë korrekte, me përcaktim plotësisht të lirë të qytetarëve për etnicitetin e tyre, se edhe vetë organet regjistruese, formularët etj. janë të përpiluar në atë mënyrë, që përjashtojnë mundësinë për regjistrim jo tlë rregullt.

“Maqedonia që prej formimit të saj si shtet i pavarur, në mënyrë të lirshme mbështet formimin e partive dhe shoqatave të të gjitha bashkësive etnike, mbështet formimin e mediumeve në gjuhët e bashkësive jo shumicë, ashtu që rreziqet që qytetarët të jenë të painformuar për regjistrimin apo rreziku që dikush të jetë i frikësuar nga të shprehurit e tij të lirë gjatë regjistrimit, janë joekzistuese. Regjistrimi në Maqedoni do të jetë i hapur për vëzhgim ndërkombëtar dhe të gjitha vërejtjet e mundshme të qytetarëve do të munden lehtë të kontrollohen”, u përgjigj Ivanov. Do të doja, theksoi, që liri të tillë të vetëpërcaktimit, formularë, procedura, instruktorë dhe stërvitje për regjistrimin të ketë edhe në vendet fqinje dhe maqedonasit në fqinjësi t’i gëzojnë ato përfitime.

Ai konsideron se është mirë që regjistrimet po zhvillohen paralelisht në disa vende fqinje, sepse, thotë, do të mundemi në mënyrë të ndërsjelltë të mësojmë nga prëvojat tona. Ivanov shfaqi shpresë se në fund të procesit do të mund të konkludojmë se të gjitha regjistrimet kanë qenë të zbatuara në pajtim me standardet dhe rregulalt evropiane.

“Jam i vetëdijshëm se për vërejtjet nga pakica e maqedonasve në Shqipëri, për mundësitë për regjistrimine tyre me shprehje të lirë të përkatësisë etnike, dhe se këto vërejtje i ndajnë përfaqësues edhe të bashkësive të tjera të cilët jetojnë në Shqipëri. Unë për këtë pyetje isha no komunikim me kolegun tim, presidentin Bamir Topi, dhe shpresoj se Shqipëria do të ketë suskes të gjejë model në të cilin regjistrimi do të zbatohet në tërësi dhe pa kontestime”, tha presidenti Ivanov

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *