Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Ndarja e Kosovës mund ta destabilizojë rajonin

Ivanov: Ndarja e Kosovës mund ta destabilizojë rajonin

6 tetor-Ivanovi theksoi se “pavarësia e Kosovës tashmë është fakt për një numër të madh shtetesh nga rajoni dhe nga Evropa” dhe se edhe krahas që i kupton qëndrimet serbe, duhe të bëhet përpjekje që të gjendet mënyrë se si funksionohet deri te arritja e zgjidhjeve ose të paktën marrëdhëniet në mënyrë shtesë të mos vështirësohen”.

Maqedonia konsideron se duhet të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit edhe krahas asaj që është vështirësuar nga situata aktuale, por është kundër bisedimeve për ndarje të Kosovës sepse kjo mund ta destabilizojë gjithë rajonin, thotë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në intervistën për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ivanovi potencoi se Maqedonia është e gatshme edhe të ndërmjetësojë në gjetjen e zgjidhjes, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët, të cilët janë për këtë të gatshëm.

“Maqedonia me vëmendje e përcjell situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Jemi koshientë se zhvillimi aktual i ngjarjeve i vështirëson bisedimet, por konsideroj se duhet të vazhdojnë rreth të gjitha çështjeve për të cilat mund të pritet se mund të arrihet progres”, thotë presidenti i Maqedonisë.

Ai potencoi se Maqedonia është kundër bisedimeve eventuale për ndarjen e Kosovës.

“Konsiderojmë se ky është mendim jo i përgjegjshëm, i cili mundet më thellë ta destabilizojë gjithë rajonin dhe të ketë pasoja, të cilat do t’i kapërcejnë të gjitha vështirësitë që i kemi tani”, paralajmëroi Ivanov.

Sipas tij, Maqedonia angazhohet për respektim maksimal të të drejtave të njeriut në të gjitha shtetet në rajon, por edhe të drejtën e qytetarëve të vetëpërcaktimit dhe respektimin e kompleksit të drejtat etnike.

Presidenti Ivanov në intervistë thekson se në Ballkan asnjë vend nuk është etnikish ose në aspektin fetar homogjene dhe për këtë shkak të gjitha shtetet duhet t’i respektojnë këto parime, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë.

Ivanovi theksoi se “pavarësia e Kosovës tashmë është fakt për një numër të madh shtetesh nga rajoni dhe nga Evropa” dhe se edhe krahas që i kupton qëndrimet serbe, duhe të bëhet përpjekje që të gjendet mënyrë se si funksionohet deri te arritja e zgjidhjeve ose të paktën marrëdhëniet në mënyrë shtesë të mos vështirësohen”.

Ne, nënvizoi Ivanovi “nuk mund t’i themi as Serbisë e as Kosovës se si t’i rregullojnë raportet e veta, por duhet të luftojmë për interesat tona, të mos ketë destabilizim të rajonit më të gjerë, të mos e humbim në tërësi perspektivën për vazhdimin e integrimeve të ndërsjella, të cilat do t’u mundësojnë të gjithë popujve ballkanikë të funksionojnë në hapësirë të hapur, me kufij të relativizuar.

Duke folur për demarkacionin e kufirit me Kosovën, Ivanovi theksoi se Maqedonia është një nga vendet e rralla në rajon, të cilat nuk kanë kurrfarë çështje territoriale me fqinjët dhe se në në këtë e ka mbështetjen e BE-së.

Jemi dëshmitarë, thotë Ivanovi se opsionet ekstreme politike në të kaluarën maksimalisht kanë tentuar t’i abuzojnë çështjet territoriale, si dhe çështjet tjera të hapura, që të provokojnë destabilizim dhe për këtë Maqedonia synon t’i mbyllë çështjet e hapura me fqinjët, çështje të cilat mund të keqpërdoren në të ardhmen.

Ivanov, potencoi se nëse neglizhohen dallimet rreth Kosovës, respektivisht Maqedonia dhe Serbia shkojnë në linjë të epërme, se thellohet bashkëpunimi ekononik dhe se Serbia është në maje të listës së partnerëve tregtarë të Maqedonisë, ndërsa në rritje është edhe bashkëpunimi në turizëm dhe kulturë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *