Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Tregtia me njerëz është problem serioz dhe prandaj duhet të mobilizohen të gjitha forcat në shoqëri

Jankulloska: Tregtia me njerëz është problem serioz dhe prandaj duhet të mobilizohen të gjitha forcat në shoqëri

18 tetor-Ajo theksoi se është e rëndësishme që institucionet kompetente për zbatimin e ligjit në mënyrë të vendosur të vazhdojnë me luftën kundër tregtisë me njerëz dhe me zbulimin e tyre, ndërsa pastaj, nënvizoi, q të gjitha institucionet në bashkëpunim me OJQ-në të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që viktimave tu jepet ndihmë e domosdoshme që ata sërish të mund të riintegrohen në shoqëri.

Tregtia me njerëz është problem i cili është esencial, serioz dhe shumë i madh, Prandaj duhet t’i mobilizojmë të gjitha forcat në shoqëri ose nuk është e mjaftueshme që vetëm institucionet të marrin masa, por është e domosdoshme të përfshihet edhe sektori joqeveritar, si dhe çka atë e bën, që të gjithë qytetarët të flasim për problemin dhe ta ngjisim vetëdijen që të veprojmë në mënyrë parandaluese, por edhe kur është e nevojshme që tu shtrijmë dorë viktimave dhe t’u ndihmojmë sërish të bëhen pjesë e shoqërisë.

Kjo është porosia që sot e dha ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila mori pjesë në ngjarjen edukativo-parandalues me nxënësit e shkollave të mesme nga Shkolla e mesme e mjekësisë “Pançe Karagjozov”, me rastin e 18 -Tetorit Ditës evropiane për luftë kundër tregtisë me njerëz. Në Republikën e Maqedonisë tregtia me njerëz nuk është problem i panjohur, theksoi ajo, duke theksuar se vitin e kaluar në vend është regjistruar një numër njëshifror i viktimave të tregtisë, që nuk është një e dhënë e cila si numër nominues e goditës, megjithatë është shqetësuese që edhe më tej problemi është i pranishëm, ndërsa viktimat janë persona minoren.

“Në vitet e fundit në rastet të cilat MPB-ja i ka zbuluar, viktimat më të shpeshta të tregtisë me njerëz ishin shtetase të huaja të cilat shpesh herë janë shfrytëzuar seksualisht. Sot po përballemi me një situatë ku gjithnjë e më e shpeshtë është tregtia e brendshme me njerëz ose gjithnjë e më shumë viktimat janë vajza minorene nga Republika e Maqedonisë dhe shtetas tanë”, tha Jankulloska, pas ngjarjes e cila u mbajt në organizim të MPB-së, OJQ “Porta e hapur – La Strada Maqedonia”, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisioni Kombëtar për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrime ilegale.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që institucionet kompetente për zbatimin e ligjit në mënyrë të vendosur të vazhdojnë me luftën kundër tregtisë me njerëz dhe me zbulimin e tyre, ndërsa pastaj, nënvizoi, q të gjitha institucionet në bashkëpunim me OJQ-në të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që viktimave tu jepet ndihmë e domosdoshme që ata sërish të mund të riintegrohen në shoqëri.

Maria Todorovska nga OJQ “Porta e hapur” mes tjerash informoi se nga viti 2002 kur është hapur edhe SOS telefoni në të cilin punojnë operatorë të trajnuar që të japin këshilla, deri më tani janë regjistruar 3.100 thirrje nga të cilat numri më i madh janë parandalues.

Nga viti 2002 deri 2010, sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrime ilegale, janë regjistruar 450 viktima të tregtisë me njerëz, ndërsa vetëm këtë vit nëntë, prej të cilëve tetë janë minoren, Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar 1.200 raste të kontrabandës së shtetasve të huaj, për çka janë paraqitur 250 persona, prej të cilëve 70 tani më janë dënuar

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *