Home / Lajme / Maqedoni / Josipoviq-Ivanov: Kontestet bilaterale të mos e pengojnë integrimin në BE

Josipoviq-Ivanov: Kontestet bilaterale të mos e pengojnë integrimin në BE

31 tetor-Në prezencë të dy presidentëve, ministrave të Drejtësisë të Maqedonisë dhe të Kroacisë, Blerim Bexheti dhe Drazhen Boshnjakoviq nënshkruan Marrëveshje për ekstradim. Me të qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë pasaportë kroate më nuk do të jenë pa qasje për ligjin në territorin Kroat.

Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në integrimet euroatlantike. Si anëtare e ardhshme e BE-së nuk do të paraqesë pengesa në rrugën e Maqedonisë pavarësisht çështjes së hapur bilaterale me Greqinë. Marrëdhëniet midis të dyja vendeve janë në nivel të shkëlqyer, por ekziston akoma hapësirë për bashkëpunim në ekonomi, ndër të tjerash përmes lidhjes infrastrukturore, rritjes së këmbimit tregtar… Këtë, njofton raportuesi i MIa-s, e vlerësuan edhe presidenti i Maqedonisë edhe ai i Kroacisë, Gjorge Ivanov dhe Ivo Josipoviq, pas takimit të sotëm në Zagreb.

Shefi i shtetit të Maqedonisë, i cili qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kroaci, kërkoi që Josipoviq të angazhohet për zbatimin e shembullit pozitiv në tejkalimin e kontestit kroato-slloven në zgjidhjen e kontestit bilateral të Maqedonisë me Greqinë.

“Me zbatimin e këtij shembulli pozitiv munden që në mënyrë paralele të zhvillohen edhe negociatat me Bashkimin Evropian dhe zgjidhjen e çështjes së emrit”, theksoi Ivanov, duke shprehur bindje se Komisioni Evropian do ta pranojë atë shembull pozitiv.

Homologu i tij Josipoviq me mbështetjen për integrimet e mëtejshme të Maqedonisë dhe vlerësimin se problemet bilaterale nuk guxojnë të ndikojnë në rrugën individuale të cilitdo shtet drejt BE-së. Si anëtare e ardhshme e BE-së dhe dritare përmes së cilës do të zgjidhen problemet rajonale, Josipoviq premtoi ndihmë për të gjitha vendet në rajon dhe theksoi se Kroacia nuk do ta kushtëzojë inkuadrimin e cilitdo vend me zgjidhjen e problemeve bilaterale.

Në prezencë të dy presidentëve, ministrave të Drejtësisë të Maqedonisë dhe të Kroacisë, Blerim Bexheti dhe Drazhen Boshnjakoviq nënshkruan Marrëveshje për ekstradim. Me të qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë pasaportë kroate më nuk do të jenë pa qasje për ligjin në territorin Kroat.

Presidenti Ivanov në takim me Josipoviqin ka kërkuar mbështetje për inkuadrimin e Maqedonisë në iniciativën e Adriatikut-Jonit, si anëtare e përhershme, e jo si vëzhgues. Sipas Josipoviqit, komponenti politike i cili është më i lehtë tani është zgjidhur, ndërsa mbetet të tejkalohet komponenti ekonomik.

Presidenti i Maqedonisë sot do të takohet edhe me nënkryetarin e Kuvendit kroat, Vlladimir Sheks, me ministrin e Punëve të Jashtme, Gordan Jandrokoviq, si dhe me Zoran Millanoviq, lider i Partisë Socialdemokrate dhe të koalicionit opozitar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kroaci. Pasdite Ivanov do të ketë takime me përfaqësues të firmave kroate të cilat punojnë në Maqedoni në mesin e të cilave “Agror”, “Vindia”, “Krash”, “Kroacia eiralns”.

Këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Kroacisë në fund të vitit të kaluar ishte rreth 200 milionë euro me suficit të butë të palës së Maqedonisë. Në Kroaci zakonisht eksportojnë prodhime metalike, pemë, duhan dhe verë.

Në ditën e dytë të vizitës në Zagreb është paraparë shefi i shtetit të Maqedonisë të takohet me përfaqësues të bashkësisë së Maqedonisë në Kroaci.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *