Home / Lajme / Maqedoni / Katër viktima në një aksident trafiku në rrugën e plastikave në Shkup

Katër viktima në një aksident trafiku në rrugën e plastikave në Shkup

17 tetor-Nga MPB-ja sqarojnë se rreth orës 22.40 minuta në rrugën e njohur si rruga e plastikave, automobili “Folksvagen Pasat” me targa të Beogradit është përplasur me një autobus, me targa të Shkupit, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Shoferi Ramadan Berisha (39), i cili ka pasur shtetësi serbe, ka humbur jetën në vendngjarje, si dhe bashkëudhëtari Ibrahim Ahmeti (23) nga Shkupi.

Në një aksident të rëndë trafiku, që ndodhi mbrëmë në udhëkryqin mes bulevardit Nikolla Karev dhe rrugës Prohor Pçinski, jetën e kanë humbur katër persona.

Nga MPB-ja sqarojnë se rreth orës 22.40 minuta në rrugën e njohur si rruga e plastikave, automobili “Folksvagen Pasat” me targa të Beogradit është përplasur me një autobus, me targa të Shkupit, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Shoferi Ramadan Berisha (39), i cili ka pasur shtetësi serbe, ka humbur jetën në vendngjarje, si dhe bashkëudhëtari Ibrahim Ahmeti (23) nga Shkupi.

Dy bashkëudhëtarët në “Pasat” Xhevair Berisha (29), i cili është me qëndrim të përkohshëm në Shkup dhe Fatmir Kryeziu (38) nga Serbia, me lëndime të rënda janë transferuar në Qendrën urgjente dhe në Spitalin e Qytetit, ku kanë vdekur nga lëndimet e marra në aksident.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe i heton shkaqet për fatkeqësinë. Pas urdhërit të gjykatësit, trupat e të vdekurve janë dhënë në autopsiu, ndërsa automjeti në ekspertizë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *