Home / Lajme / Rajon / Këngëtarja Bubulina Krasniqi, zyrtare e lartë e MPJ-së

Këngëtarja Bubulina Krasniqi, zyrtare e lartë e MPJ-së

19 tetor-“Këto fakte tregojnë që institucionet publike janë bërë strehë për militantë të partive dhe për akomodimin e familjarëve të zyrtarëve publikë. Po ashtu tendenca për t’i përdorur institucionet publike si resurse private dhe për interesa private para atyre publike, përgjatë krejt kësaj dekade të fundit, ka shfaqur qartazi se baza e kulturës sonë politike është e barasvlershme me tipare të tribalizmit”, tha Behrami.

Motra e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, Bubulina, e cila njihet si këngëtare, është përzgjedhur si kandidatja më e mirë për ta fituar postin e zyrtares së lartë për organizata ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj Ministrie, ku tregohet se Bubulina Krasniqi ka fituar 90.6 pikë në konkursin e hapur muaj më parë, shkruan Koha Ditore.

Njoftimi për angazhimin e saj në këtë post është paraqitur si njoftim publik. Në të thuhet se në bazë të nenit 41, të rregullores 2/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, MPJ-ja bën njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të MPJ-së, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën zyrtar i lartë për organizata ndërkombëtare në Departamentin për Marrëdhënie Dypalëshe dhe Organizata Ndërkombëtare.

Gazeta ka kërkuar informata nga MPJ-ja për kandidatët në përgjithësi dhe për angazhimin e këngëtares Krasniqi në postin që, sipas konkursit të shpallur, kërkon edhe përvojë pune.
Por, këshilltari për media në këtë institucion, Artan Behrami nuk është përgjigjur fare pyetjeve të gazetës për të cilat kishte premtuar se do të përgjigjej gjatë ditës së martë.

Ndërkohë për të marrë informata rreth shkollimit dhe përvojës së saj të punës në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare, gazeta nuk ka mundur ta merrte as vetë Bubulina Krasniqin, pasi që nuk ia ka dalë të vërë kontakt me të.

Lidhur me këtë rast, Lorik Bajrami nga OJQ “Çohu”, ka thënë se ky është vetëm edhe një rast i nepotizmit në institucionet publike.

“Këto fakte tregojnë që institucionet publike janë bërë strehë për militantë të partive dhe për akomodimin e familjarëve të zyrtarëve publikë. Po ashtu tendenca për t’i përdorur institucionet publike si resurse private dhe për interesa private para atyre publike, përgjatë krejt kësaj dekade të fundit, ka shfaqur qartazi se baza e kulturës sonë politike është e barasvlershme me tipare të tribalizmit”, tha Behrami.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *