Home / Lajme / Maqedoni / Komunikacioni drejt Greqisë sërish i ndërprerë

Komunikacioni drejt Greqisë sërish i ndërprerë

17 tetor-Greva rikthehet një ditë pasi që ajo u ndërpre dhe u hapën pikat kufitare. Me grevën e nisur sot ndërpritet lëvizja e makinave, mjeteve të udhëtarëve dhe mjeteve transportuese, ndërsa është e lirë vetëm lëvizja e udhëtarëve që kalojnë kufirin në këmbë.

Vendkalimet kufitare greke, përfshirë edhe ato me Maqedoninë janë bllokuar sot sërish nga greva e doganierëve dhe autoriteteve kufitare greke.

Greva rikthehet një ditë pasi që ajo u ndërpre dhe u hapën pikat kufitare. Me grevën e nisur sot ndërpritet lëvizja e makinave, mjeteve të udhëtarëve dhe mjeteve transportuese, ndërsa është e lirë vetëm lëvizja e udhëtarëve që kalojnë kufirin në këmbë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se qytetarët të shmangin udhëtimet me makinat e tyre drejt Greqisë, për shkak të bllokimit të tre pikave kufitare “Mexhitli”, “Bogorodicë” dhe “Dojran”. Vendkalimet kufitare të Greqisë janë bllokuar edhe me vendet e tjera fqinje. Greva e doganierëve grek po vijon për shkak të shkurtimeve dhe masave të kursimit të Qeverisë, që ka dëmtuar të ardhurat dhe kushtet e tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *