Home / Lajme / Maqedoni / Kronologjia e lidhjeve midis Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian

Kronologjia e lidhjeve midis Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian

12 tetor– 29 dhjetor 2009 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Programin kombëtar për miratimin e të drejtës së BE-së për vitin 2010

– 9 nëntor 2010 – Komisioni Evropian sërish rekomandoi fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE

– tetor 1992 – Republika e Maqedonisë emëroi përfaqësues të saj në Bruksel

– 22 dhjetor 1995 – Republika e Maqedonisë dhe BE-ja vendosën lidhje diplomatike

– shkurt 1996 – Republika e Maqedonisë e arriti misionin e saj ekzistues në Bruksel në nivel të ambasadorit

– 10 mars 1996 – Republika e Maqedonisë u bë partner i plotfuqishëm në FARE Programin

– 20 mars 1996 – Filluan negociatat për arritje të Marrëveshjes për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Njësive Evropiane, si dhe Marrëveshje për transport

– 20 qershor 1996 – Në Bruksel janë arritur Marrëveshje për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Njësive evropiane dhe Marrëveshje për transport. Marrëveshjet janë nënshkruar më 29 prill në Luksemburg

– nëntor 1997 – Hyri në fuqi Marrëveshja për transport

– 1 janar 1998 – Hyri në fuqi Marrëveshja për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Njësive evropiane

– shkurt 1998 – Në Ohër në pajtim me Marrëveshjen për bashkëpunim u mbajt dialogu i parë politik në nivel ministror

– 11 mars 1998 – Nënshkruhet Marrëveshja për tregti dhe tekstil.

– 21 dhe 22 mars 1998 – Në Shkup u mbajt takimi i parë i Këshillit të përbashkët për bashkëpunim midis RM-së dhe BE-së

– 5 mars 1999 – Në Bruksel u mbajt takimi i dytë i Këshillit për bashkëpunim

– qershor 1999 – miratohet Raporti për mundësitë për fillim të negociatave për Marrëveshjen e re për stabilizim dhe asocim

– 24 janar 2000 – BE-ja i miratoi direktivat që i përkasin arritjes së ngritjes së nivelit të bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, si dhe fillimit formal të negociatave për anëtarësim potencial në BE

– mars 2000 – Me hapjen e Delegacionit të BE-së në Shkup dhe emërimit të shefit të parë të Delegacionit, lidhjet midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së janë ngritur në nivel të ambasadorëve

– 5 prill – Zyrtarisht filloi raundi i parë i negociatave midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së për Marrëveshje për stabilizim dhe asocim

– 24 nëntor 2000 – Në margjinat e Samitit në Zagreb u parafua Marrëveshje për stabilizim dhe asocim midis RM-së dhe BE-së

– dhjetor 2000 – Republika e Maqedonisë është përfshirë në programin rajonal KARDS për vitin 2002 – 2006

– 16 shkurt 2001 – U parafua Marrëveshja Kohore për rregullimin e dispozitave tregtare nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim

– 9 prill 2001 – Në Luksemburg nënshkruhet Marrëveshja për stabilizim dhe asocim si dhe Marrëveshja Kohore për tregti dhe çështje tregtare midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së

– shkurt 2004 – Kuvendi i Maqedonisë miratoi “Deklaratë për parashtrimin e aplikacionit për anëtarësim në BE”

– 22 mars 2004 – Republika e Maqedonisë në Dablin e parashtroi kërkesën për anëtarësim në BE

– 1 prill 2004 – Hyri në fuqi Marrëveshja për asocim dhe stabilizim, pasi e ratifikuan të gjitha vendet e BE-së

– 6 shtator 2004 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Strategjinë kombëtare për integrim evropian

– 1 tetor 2004 – Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi e dorëzoi Pyetësorin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

– 31 janar 2005 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë i finalizoi përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian për aplikim për anëtarësim në BE

– 14 shkurt 2005 – Delegacioni i Republikës së Maqedonisë në Bruksel i dorëzoi përgjigjet e Pyetësorit të kryetarit të Komisionit Evropian Zhose Manues Baroso

– 9 nëntor 2005 – Komisioni Evropian e shpalli mendimin për kandidaturë të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe rekomandoi që t’i jepet status të kandidatit

– 17 dhjetor 2005 – Presidenca e Këshillit Evropian në Bruksel, Maqedonisë i ndau status të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

– 30 janar 2006 – Këshilli i BE-së e miratoi partneritetin evropian me Republikën e Maqedonisë

– 8 nëntor 2006 – KE-ja e shpalli raportin për përparim të RM-së për vitin 2006

– 30 nëntor 2006 – Republika e Maqedonisë i filloi negociatat ,e BE-në për lehtësimin e regjimit të vizave

– 30 shtator 2007 – Republika e Maqedonisë i nënshkroi Marrëveshjen kornizë dhe financiare për shfrytëzimin e Instrumentit për ndihmë parainkuadruese – IPA

– 6 nëntor 2007 – KE-ja shpalli raport për përparimin e RM-së për vitin 2007

– 6 mars 2008 – Eurokomisari për zgjerim Oli Ren në Shkup i prezantoi tetë simbolet për afrim të Republikës së Maqedonisë deri në BE

– 23 tetor 2008 – Maqedonia dhe KE-ja nënshkruan Marrëveshje sektoriale për IPARD programin

– 5 nëntor 2008 – Komisioni Evropian e shpalli raportin për përparim të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008

– 12 mars – Parlamenti Evropian miratoi Rezolutë për përparim të Republikës së Maqedonisë dhe kërkoi që të shpejtohet procesi për caktimin e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE

– 15 korrik 2009 – Komisioni Evropian rekomandoi heqje të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi prej 1 janarit të vitit 20120

– 14 tetor 2009 – Komisioni Evropian rekomandoi fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE

– 30 nëntor 2009 – Këshilli i BE-së solli Vendim përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave ndaj Republikës së Maqedonisë

– 19 dhjetor – Hyri në fuqi regjimi pa viza i BE-së për qytetarët e Republikës së Maqedonisë

– 29 dhjetor 2009 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Programin kombëtar për miratimin e të drejtës së BE-së për vitin 2010

– 9 nëntor 2010 – Komisioni Evropian sërish rekomandoi fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *